fbpx

Atentati me 6 viktima në Greqi; Media në kurthin e dezinformimit, stigmatizon shqiptarët

-

Vrasja që tronditi Greqinë mbrëmjen e 11 shtatorit, me 6 viktima, u pasqyrua masivisht në mediat shqiptare. Ato raportuan copy-paste se viktimat ishin shqiptarë, pjesë të një grupi kriminal. Autoritetet policore greke identifikuan se vitkimat ishin nga Turqia. Por ndërkohë dizinformimi i radhës nga mediat shqiptare me raportime të paverifikuara kishin marrë dhenë. Ekspertët e komunikimit kritikojnë këtë qasje të medias për të sigmatizuar emigrantët apo grupet vazhdimisht të targetuara si problematike.

Mbrëmjen e 11 shtatorit u raportua se 6 persona u vranë me armë zjarri në Greqi. Krimi i ndodhur u pasqyruar gjerësisht në mediat e vendit fqinj dhe më pas masivisht nga mediat në Shqipëri, duke pretenduar se viktimat ishin shtetas shqiptarë.

“MASAKËR në Greqi, vriten 6 shqiptarë/ Gazetari zbardh detajet e fundit”- raportohej në emisioni ‘Breaking’ në Top News.

Burimi: Top News

Media të tjera jepnin edhe detaje si ishin vrarë 6 personat, duke e bërë fakt të kryer se ata ishin shqiptarë.

“Video/ Masakra me 6 shqiptarë të vdekur në Lucë, mediat greke: U ekzekutuan me 25 plumba. Atentatorët u arratisën me…”-raportoi Balkanweb.

Burimi: Balkanweb

Edhe portali ‘Dosja.al’ në një raportimesh njoftonte se viktimat ishin shqiptarë, duke pasqyruar çdo detaj nga krimi i rëndë.

“VIDEO/ Vrasja e 6 shqiptarëve në Greqi, dalin pamjet nga vrasja, dhjetëra efektivë të mbledhur në vendngjarje”-Dosja.

Burimi: Dosja.al

Madje, “News 24” raportonte se jo vetëm viktimat, por edhe agresorët ishin shtetas shqiptarë.

“Shqiptarët breshëri plumbash ndaj shqiptarëve, si ndodhi masakra me 6 të vrarë në Greqi”.

Burimi: News 24

Në të gjitha këto raste, mediat në Shqipëri nuk kishin asnjë informacion zyrtar nga autoritetet greke dhe ato shqiptare, mbi saktësinë e të dhënave. I gjithë lumi i informacionit të pasaktë ishte një pasqyrim copy-paste nga ajo cfarë raportonin mediat greke.

Raportimi i mediave greke

Pasditen e 11 shtatorit, mediat greke raportuan për një ngjarje të ndodhur në Artemisa, ku 6 persona ishin vrarë me armë zjarri. Sipas mediave fqinje, nga raportimet e para thuhej se me siguri viktimat ishin shqiptarë. Mediat greke dolën në përfundime pa iu referuar burimeve zyrtare dhe kaq mjaftoi që lajmi të merrte dhenë në televizionet dhe mediat online në Shqipëri.

Mirëpo, disa orë më vonë, gjithçka u zbardh dhe mediat e vendit fqinj bënë të ditur se asnjë prej viktimave nuk ishte shqiptar.

Referuar mediave të huaja, hetuesit dyshojnë se ngjarja e së hënës është rezultat i përplasjes së dy organizatave kriminale që veprojnë në Turqi dhe që merren me tregtinë e drogës. Viktimat rezultojnë shtetas turq me pasaporta franceze dhe sipas të dhënave që raportojnë mediat ata ishin bashkëpunëtorë të kryemafiozit turk Baris Boyun që dyshohet se fshihet në Itali.

Në veçanti, policia po shqyrton mundësinë që ekzekutimi të lidhet me një ngjarje të ndodhur në Francë pak kohë më pare, ku mbeti i vrarë anëtari i një grupi rival me atë që drejton kryemafiozi turk. Hetuesit besojnë se vrasja e 6 turqve mund të kenë ndodhur pas një takimi të dy grupeve kriminale.

Edhe në mediat turke u raportua se viktimat ishin shtetas turq. “Një shkëmbim zjarri i ndodhur së fundmi mes bandave në Athinë, Greqi, mori jetën e rreth gjashtë shtetasve turq të hënën. Sipas policisë, viktimat dyshohet se kanë lidhje me krimin e organizuar. Incidenti ishte një nga më vdekjeprurësit e regjistruar në vitet e fundit në Greqi”, raportuan mediat turke.

Reagimi i institucioneve shqiptare

Menjëherë pas mediatizimit të ngjarjes, ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga tha për Euronews Albania:

“Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Greqi, Ministria e Brendshme e Shqipërisë sqaroi se viktimat nuk ishin shtetas shqiptarë.

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE-së”, njoftoi zyrtarisht Ministria e Brendshme.

Kriminalizimi i shqiptarëve, narrativa që josh edhe median tonë

Mbi mënyrën se si kjo ngjarje u pasqyrua në media, ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni shprehet: “Lajmet e kornizuara si ky përforcojnë perceptimet e ashpra të audiencës për grupe të caktuara, si edhe nxisin stereotipe dhe etiketime që përkthehen në bezdi e deri përçmim për të akuzuarit, që në fund, dalin të paqena fare në ngjarje

Disa media me frymë të fortë sensacionalizmi janë të prirura të nxitojnë në portretizime hipotetike për grupe të caktuara, ndaj të cilave e dinë që audienca do reagojë. I thërrasin emocionit të audiencës, jo logjikës së tyre, sepse kështu kontrollohet më fort portretizimi që kanë vetë strategji të aplikojnë”.

Më tej, Gjoni thotë se për mediat në shumë raste eshtë më e thjeshtë të stigmatizohen emigrantë apo grupe që konsiderohen problematike.

“Pra, është e thjeshtë të portretizosh me paramendim një grupim të caktuar, në formë të caktuar, sepse apeli emocional krijon më shpejt nevojën për ta ndjekur lajmin, e ky është parimi që media greke ndoqi në këtë rast. Përpos faktit që është përherë e thjeshtë të stigmatizosh emigrantët apo grupet vazhdimisht të targetuara si problematike”, argumenton ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.