fbpx

Analizë/Dezinformimi nuk është vetëm problem i medias, por dhe problem i sigurisë

-

Dezinformimi dhe lajmet e rreme nuk janë vetëm problem i mediave, por edhe problem i sigurisë. Rrjedha e dezinformimit mund të destabilizojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të minojnë besueshmërinë në institucionet demokratike, duke e penguar realizimin e qëllimeve më të rëndësishme strategjike të shteteve, përfshirë këtu edhe të Shqipërinë.

Ky është konstatimi i përgjithshëm i analizës së re “Perspektiva gjeopolitike e rrjedhës së dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” e publikuar si pjesë e projektit “Qendra Kundër Dezinformimit në Balkanin Perëndimor”, ku bën pjesë dhe Faktojes.

Analiza thekson lidhjen mes ndikimeve të dëmshme të huaja dhe aktorëve vendas që përdorin narrativën dezinformuese për të destabilizuar rajonin dhe për ta penguar integrimin euroatlantik.

Mbledhja, përpunimi dhe kombinimi i të dhënave nga 6 organizatat në Ballkanin Perëndimor treguan se rrjeti i dizinformimit në rajon ka burim kryesor Rusinë, e cila e shpërndan narrativën e saj në Serbi. Kjo e fundit më pas shërben si “kuti shpërndarëse” për vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor të cilat flasin gjuhën serbe.

Analiza e bazuar në përpunimin e 2.000 lajmeve të rreme ose formave të tjera të dezinformimit  nga 6 vende të Ballkanit tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor ende është një fushë për garë strategjike mes fuqive të mëdha për shkak të statusit të pazgjidhur në lidhje me integrimin euroatlantik, procesi i cili po zhvillohet ngadalë për shkak të proceset e ngadalshme të reformave, si dhe pengesave nga ndikimet e dëmshme të huaja që kanë aleatët e tyre antidemokratikë në vendet e Ballkanit.

“Interneti mundëson përhapjen e dezinformimit dhe propagandës te një publik i gjerë, e kështu me pak shpenzime dhe në një kohë të shkurtër mund të ndikohet mbi perceptimet dhe mendimet e miliona njerëzve. E gjithë kjo ka potencial për një ndikim të fuqishëm gjeopolitik në dëm të interesave strategjike të vendeve ballkanike. Është alarmante që kjo dukuri nga çështje mediatike shndërrohet në problem sigurie dhe ka një tendencë ta lëkundë paqen edhe ashtu të brishtë në Ballkan”, thotë autorja e analizës, Irena Vishinska, analiste gjeopolitike.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor bëhet edhe më interesant për faktin se kufizohet me BE-në, gjë që e bën atë edhe më tërheqës për vende si Rusia, Kina, Turqia, Irani dhe vendet e Gjirit, sepse Ballkani përfaqëson një prag për hyrje në tregun evropian prej pothuajse 800 milionë banorësh”, vlerëson Vishinska.

Në analizën që mbulon Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, theksohet se vendet e rajonit duhet të përforcojnë bashkëpunimin me BE-në dhe NATO-n dhe të qasen në ekspertizën e tyre për ndërtimin e strategjive të rezistencës dhe reagimit ndaj ndikimeve të dëmshme të huaja.

Filip Stojanovski, Drejtor për partneritete dhe zhvillim të resurseve në Fondacionin “Metamorfozis”, thekoi se publikimi pasqyron shumë informacion dhe për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke qenën se konteksti lokal është shumë i rëndësishëm.

Analiza nxjerr në pah dhe edhe ndikime të tjera të huaja, të cilat jo gjithmonë reflektohen përmes përhapjes së dezinformatave. Ndonjëherë bëhet fjalë për të ashtuquajturën “fuqi e butë”, pra përmes promovimit të çështjeve ekonomike, kulturore ose ideologjike, të lidhura me interesa të huaja gjeopolitike. Të gjitha pozicionet e tilla gjeopolitike të njohura në interes të regjimeve autoritare kanë potencial të shndërrohen në burime dezinformatash. Si shembull për këtë janë dallimet në ndikimet kineze në rajon dhe në vend.

“Ndikimi kinez në rajon fokusohet kryesisht në promovimin e Kinës si një fuqi ekonomike dhe efektivitetin e sistemit të tyre autoritar komunist”, thotë Stojanovski.

Një tjetër aktor i jashtëm që synon të ketë ndikim, veccanërisht në Shqipëri, është ndikimi iranian, por gjithahshtu dhe ndikimi i Turqisë dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, theksohet në analizë.

Loading…

***  Publikimi “Perspektiva gjeopolitike e rrjedhës së dezinfromimit në Ballkanin Perëndimor“ (Geopolitical Perspective of Disinformation Floës in the Ëestern Balkans) u publikua në kuadër të projektit rajonal “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor” i mbështetur nga Mbretëria e Holandës.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.