“Analfabet”, “Budalla”, “Mbylle”,”Mjaft fole”, “Ç’fëmijëri ke patur”- kështu është biseduar në Komisionin Anketues

-

“Analfabet”, “Budalla”, “Mbylle”,”Mjaft fole”, “Ç’fëmijëri ke patur”. Këto janë vetëm disa nga fyerjet e deputetëve, anëtarëve të Komisionit Anketues për skandalin e përgjimeve, çdo ditë në seancat ia thonë njëri-tjetrit.

Sot, deputetja Vlladinka Aviroviq, pa marrë fjalën, kryetarit të komisionit Petre Shilegovit, i tha se është analfabet dhe nuk di se si të udhëheq seancën.

Shilegov  për këtë ia ka kthyer  se çfarë fëmijëri ka pasur, meqë është aq shumë arrogante.

Pas përfundimit të seancës, Antonio Milloshoski dhe anëtarët e komisionit nga VMRO- DPMNE-ja në konferencën për shtyp, kërkoi që Shilegov t’i kërkojë falje Aviroviqit.

-Sjellje e pahijshme, jemi të neveritur nga sjellja e kryetarit të komisionit, i cili duhej të ishte shembull, për të gjithë ne. Presim se do t’i kërkojë falje deputetes Aviroviq- deklaroi Miloshoski.

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se a Avirovoq do t’i kërkoj faljes Sholegovit për fyerjet që ajo ia ka bërë asaj.

Kryetari i komisionit si reagim  ndaj Milloshoskit, në konferencën për shtyp tha se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje personit, që sipas tij ka për detyrë të prish punën e komisionit.

-Lidhur me  kërkesën për të kërkuar falje, dua të them se as që më bie në mëndje t’i kërkojë falje, sepse mendoj ajo ka për detyrë të  prish punën e seancës së komisionit. Ai personalisht çdo ditë me ofendon dhe unë nuk mundem të ballafaqohem me pasojat e sjelljes së dikujt dhe edukatës familjare- tha Shilegov.