fbpx

Ambasada e SHBA-së: Kërcënimet e denoncojmë në MPB, por nuk kërkojmë ndjekje penale

-

Ambasada e SHBA-së në Shkup njofton autoritetet maqedonase për kërcënimet që vijnë deri tek ta nga burime të ndryshme, por nuk ka kërkuar kryerësit të ndiqen juridikisht, por se këtë çështje ua le institucioneve të vendit, thonë nga ambasada në pyetjen e “Meta” lidhur me kallëzimin penal të ngritur nga MPB kundër një shkupjani i cili ka kërcënuar ambasadorin Xhes Bejli përmes Facebook-ut.

“Ndajmë informacionet për kërcënime me autoritetet maqedonase, pa marrë parasysh a vijnë përmes telefonit, letrave apo burimeve tjera. Ne nuk kërkuam që të ndërmerren veprime juridike, kjo varet nga autoritetet kompetente. Duam të përmendim se personi më vonë ka kërkuar falje dhe ne e pranojmë faljen e tij”, thonë nga ambasada e SHBA-së në Shkup.

Ndryshe, MPB dje njoftoi se sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka ngritur kallëzim penal ndaj shkupjanit 34 vjeç T.T, i cili ngarkohet se përmes komenteve të pahijshme në faqen e ambasadës në Facebook, në prill të vitit të kaluar, në mënyrë indirekte ka kërcënuar ambasadorin e SHBA-së në vend, Xhes Bejli dhe familjen e tij.

Shkupjani, sipas MPB-së, ngarkohet për veprën penale “shkelje të imazhit të shtetit të huaj”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.