fbpx

Althauzer: Askush nuk e di se në 5 qershor a do të ketë zgjedhje apo jo

-

Pa pastrimin e listës zgjedhor, informim të balancuar mediatik dhe pa ndarje të partisë nga shtetit nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor, deklaroi ambasadorja gjermane Kristine Althauzer, në tribunën e organizuar nga organizata joqeveritare “Civil” në temën “Pluralizmi dhe kriza politike”, transmeton “Telma”.

-Askush nuk e di nëse me të vërtetë do të ketë. Zgjedhjet nuk shënojnë fundin e një procesi por janë një nga hapat e shumtë që vendi duhet ti merë për ta kthyer perspektivën e saj euroatlantike. Marrëveshja e Përzhinës është ende e gjallë, aktive, disa pjesë tanimë janë zbatuar, ndërsa për disa pjesë po mbahen bisedime. Cilado qoftë qeveri që do të formohet pas zgjedhjeve duhet të thirret në përgjegjësi në raport me politikën euroatlantike në bazë të përgjegjësive të parapara në këtë Marrëveshje- deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në vend.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.