fbpx

Nëse deri të enjten mbetem pa frymë, pesë ditë do të mendojnë si të na shpëtojnë

-

Qyteti i Shkupit më së voni deri të enjten, kur edhe përfundon afati pesëditorë pasi ndotja artriti nivelin  e lejuar maksimal, patjetër të dorëzojë masa me rekomandime deri tek Ministria e Mjedisit Jetësorë për mbrojtjen e qytetarëve nga ajri enorm i ndotur, informojnë për agjencinë e lajmeve “Meta” nga Qyteti i Shkupit. Ndërkaq, nga ministria thonë se kjo nuk është e saktë dhe se e tërë kompetenca për masat lidhur me ajrin e ndotur është në duart e vetëqeverisjes lokale.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se pas pesë ditëve tejkalim të vazhdueshëm të nivelit të ndotjes së lejuar të ajrit, ata kanë obligim të dërgojnë rekomandime në Qeveria, e cila më tej ndërmerr obligimin për mbrojtjen e qytetarëve nga ndotja. Më pas, nëse gjendja me ndotjen e ajrit nuk ndryshon, Ministria e Mjedisit Jetësorë dhe Qeveria, në afat prej 10 ditëve, patjetër duhet të përgatitin rekomandime për mbrojtjen e qytetarëve.

Sipas Sasho Sekulovskit nga Ministria e Mjedisit Jetësorë, ata i kanë kryer të gjitha masat që janë nën kompetencën e tyre.

-I mbyllëm fabrikat që ndotnin shumë. Të gjitha masat tjera që duhet të ndërmerren janë në duart e vetëqeverisjes lokale. Inspektorët e tyre duhet të kryejnë kontroll se çfarë drunj për ngrohje përdorin qytetarët ndërsa kompetencë e Ministrisë së Ekonomisë është që të kryej kontroll ndaj makinave të vjetra. Ne e kemi bërë punën tonë- deklaroi Sekulovski për “Metën”.

Në Shkup dhe Tetovë sot në mëngjes ndotja e ajrit është enorme ndërsa sipas indeksit të ndotjes, niveli i grimcave të suspenduara PM10 është i lartë edhe në disa lagje të Shkupit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, ndotja është e lartë në lagjet e Shkupit, Qendër, Karposh, Lisiçe dhe Gazi Babë si dhe në qytetin e Tetovës. Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë këto vende ka pasur rritje të nivelit të këtyre grimcave mesatarisht për 4 herë.

Qyteti i Shkupit në muajin nëntor miratoi masa afatshkurtra dhe afatgjate si dhe aktivitete të cilat do t’i miratojë për menaxhimin e ndotjes enorme të ajrit në Shkup, me theks të veçantë të periudhës dimërore kur ndotja është më kritike.

“Nëse kemi situatë ku më shumë se 10 ditë do të ketë ndotje të ajrit, do të aplikohet kalcium- magnez- acetat nëpër rrugët e qytetit, për shkak të kontrollit dhe uljes së pluhurit të imtë (grimcat PM10 dhe PM2,5) dhe për stabilizimin e rrugëve” informuan në atë kohë nga Qyteti i Shkupit.

V.Gj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.