fbpx

Ahmeti në ambasadën e SHBA-së: Tema kryesore e bisedës, përzgjedhja e prokurorit special

-

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti saktë në kohën e caktuar është futur në ambasadën amerikane në bisedë me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, njofton televizioni “Telma”.

Biseda është anuluar diku 1 orë e gjysmë dhe pas daljes Ahmeti nuk është prononcuar.

Nga partia e tij për “Telma” njoftojnë se tema kryesore e bisedës kanë qenë detajet rreth emërimit të prokurorit special për rastet “Përgjimi” dhe “Puçi”.

Me ambasadorët Bejli dhe Orav, Ahmeti ka biseduar edhe për çështja tjera lidhur me zgjedhjet më konkretisht për përbërjen e re të KSZH-së si dhe pastrimin e listave zgjedhore.

Ahmeti ka theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit dhe ka shtuar se duhet respektuar të gjitha pikat e marrëveshjes.

Dje në ambasadë për temat e njëjta ka biseduar edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili më pas në prononcimin e tij për gazetarët, e cilësoi BDI-në si frenuese të vetme të proceseve pas Marrëveshjes në Przhino.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.