fbpx

Sot shënohet 14 vjetori i ngjarjeve në Karpallak

-

Në vendin e quajtur Karpallak në autostradën Tetovë-Shkup, sot është shënuar 14 vjetori i vdekjes së 10 pjesëtarëve të ARM-së nga Prilepi, kur në vitin 2001 është sulmuar këtu një karvan i armatës.

Kurora lulesh kanë vendosur një delegacion i Qeverisë i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, nga shefi i SHM së ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Goranço Koteskin, nga Kabineti i presidentit të shtetit, familjet e të vdekurve, Komuna e Prilepit, disa shoqata të ushtarëve, delegacioni partiak i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, si dhe qytetarë dhe shoqata tjera.

Ministri Jolevski në fjalimin e tij theksoi se sot u jepet respekt ushtarëve që i kanë dhënë jetët e tyre për Maqedoninë.

Më 8 gusht të vitit 2001 në Karpallak kanë humbur jetët rezervistët ushtarakë Aleks Kitanoski, Nane Naumovski, Branko Sekuloski, Marko Despotoski, Erdogan Shabanoski, Lube Grujoski, Darko Veljanovski Vebi Rushitoski, Goran Minoski dhe Pece Sekuloski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.