Rasti “Rover” për herë të dytë dështon në gjykatën e Apelit, do të ketë rigjykim

Gjykata e Apelit në Shkup ka marr vendim që të ndërprejë vendimin për rastin ‘Rover’ dhe ta kthejë për ri-gjykim lëndën në gjykatën penale.

Kështu kanë vendosur 5 gjykatës nga gjykata e apelit pas konsultimit dhe votimit më 25 prill.

Nga gjykata e apelit nuk duan të zbulojnë sepse ende vendimi nuk ka dalë nga gjyqi dhe për informacione zyrtare thonë se do të dalin pas festës së 1 Majit.

Për këtë arsye edhe avokatët nuk kanë marr lajmin, por disa nga të akuzuarit kanë marr njoftimin me shkrim se do t’ju vazhdohet paraburgimi.