fbpx

Të huajt janë aleati më besnik i Prokurorit special

-

Debatin që këto tri ditë po e zhvillojnë disa nge ekspertët juridik, opozita dhe Gjykata Themelore Shkupi I rreth ligjshmërisë së suspendimit të bombave të opozitës si dëshmi, nga “arena” e mejdanit për një çast, i nxori edhe mediumet.

Gjykata Themelore Shkupi 1 dërgoi njoftim ku mbron vendimin e gjykatësit me procedurë paraprake, por nuk lëshoi rastin të informoj se apologjia ka qenë e provokuar nga pyetjet në temë, që deri në gjykatë i kanë dorëzuar një pjesë e mediumeve e pasi janë përgjigjur, ata nuk e kanë publikuar qëndrimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Një pjesë e ekspertëve dhe opozita, vendimin e gjykatësit me procedurë paraprake e vlerësojnë si të paligjshme sepse gjykatësi e ka miratuar në fazë procedurale, ku nuk ka kompetencë. Ndërsa gjykata pohon të kundërtën dhe mbrojtjen e vet e argumenton duke u thirrur në ligjet e njëjta, para se gjithashtu në ligjin për procedurë penale.

Çështja kryesore që del nga këto ngjarje është nëse prokurori special, i cili sipas Marrëveshjes së Përzhinos, duhet të zgjidhet deri më 15 shtator, do të ngel pa punë?

Në rrethana të tilla edhe reagimet që vijuan pas vendimit gjyqësorë, aleati më besnik i prokurorit special dhe lëndës së tij të punës, dhe vijimi i përmbajtjes së “bombave”, me sa duket, janë garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinos.

Nga ambasada e SHBA-së porositën se “qeveria dhe të gjithë partitë politike të pamundësojnë çfarëdo veprime që do ta pengonin mundësinë që prokurori publik të ndikoj me autonominë e tij të plotë, siç parashihet në marrëveshjen e 2 qershorit dhe 15 korrikut”.

Ambasada e Gjermanisë qëndrimin e saj pa kurrfarë prapavije diplomatike, e njoftoi para dy ditëve, duke shtuar se ka pritje të mëdha në lidhje me emërimin e prokurorit të ri special më 15 shtator sepse ai “duhet të sigurojë epilog të pavarur, transparent dhe gjithëpërfshirës juridik për akuzat në pohimet e rënda që dalin nga bisedat telefonike”.

 

Në ndërkohë, zëdhënësja e euro- komisarit Johanes Han, Maja Kocijançiq lidhur me këtë çështje deklaroi se KE “nuk komenton raste të ndara, në veçanti ato të shkallës së parë, që bazën e kanë në ankesa dhe nuk janë përfundimtare”, duke thënë se KE pret “prokurori special të caktohet dhe më në fund ta zbatoj postin e tij sipas Marrëveshjes nga Przhino”.

Në reagimin e ambasadës së Britanisë së Madhe thuhet se “pohimet që dalin nga bisedat telefonike janë serioze dhe për to duhet të niset hetim i plotë dhe transparente.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.