fbpx

Аgjenci e Mediave për Llatasin: Komunikim i pahijshëm, zënka dhe fyerje

-

“Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e dënon mosrespektimin e parimeve dhe standardeve gazetareske nga ana e kryeredaktorit të TV Sitelit, Dragan Pavloviq Llatas, gjatë emisionit të mbrëmshëm ku e pati të ftuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev”, reagojnë nga Agjencia.

“Në vend të një intervistës në të cilën pikëpamjet dhe mendimet e ndryshme do të marrin trajtim me të cilën publiku do të mund vet ta formojë mendimin e vet për temat aktuale të përgjithshme politike, shikuesit panë mënyrë joshembullore të komunikimit, zënkë dhe fyerje”, shtojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Sipas tyre, “intervista” e mbrëmshme, ka qenë jo-profesionale dhe nuk ka pasur respekt ndaj bashkëbiseduesit, gjithashtu nuk janë respektuar standardet gazetareske.

Nga Agjencia bëjnë thirrje deri te Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë dhe shoqatat e gazetarëve që të ndërmarrin të gjitha masat me të cilat disponojnë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.