fbpx

Të shtunën performansë protestuese “Sa palë këpucë mbeten pa mbathur”

-

Me datë 13.02.2016 me fillim në ora 12:00, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  do të mblidhen qytetarë nga e gjithë Maqedonia për të sjellë një apo më shumë palë këpucë nga më të afërmit e tyre të cilët kanë emigruar jashtë vendit. Këtë mbledhim e organizon aksioni qytetar “Meritojmë më mirë”, të cilët në ftesën e tyre kanë potencuar se arsyet për këto emigrime janë gjendja e keqe ekonomike dhe përkeqesimi i përgjithshëm i të gjitha segmenteve të jetës dhe shoqërisë.  Qytetarët e Maqedonisë po largohen nga mëmëdheu dhe nga më të afërmit duke kërkuar një copë bukë.

Në ftesën poashtu thuhet se: “Politikat e qeverisë janë drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë emigrim masiv, për varfërinë dhe dëshprimin.”

Këpucët të cilat janë në gjendje të përdorshme do të dhurohen për bamirësi. Të tjerat, të cilat nuk mund të përdoren, do të bëhen pjesë e artit të një grupit të artistëve kushtuar migrimit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.