Sonte rreth orës 21 në godinën e Qeverisë është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm që ka shqetësuar qytetarët.
Menjëherë pas shpërthimit një numër i madh i forcave policore ka ardhur në pjesën e pasme të ndërtesës së qeverisë.
Pas një kohe është gjetur një predhë në oborrin e qeverisë në pjesën nga lumi Vardar. Kjo është hera e tretë që gjuhet në drejtim të ndërtesës së qeverisë dhe nuk janë gjetur autorët.