fbpx

“Parkimet e qytetit” në Manastir ndajnë dënime prej 1000 denarëve 

-

Shoqata me përdestinacion të veçantë “Parkimet e qytetit” në Manastir si polici rrugore, filluan të gjobisin shoferët për parkimin e parregullt me gjoba prej 1000 denarësh. Veturave të Manastirit dje u janë vënë bllokuese në rrota dhe paralajmërime se do të paguajnë dënime, edhepse janë parkuar në vija të këmbësorëve, në hapësirën e gjelbërt ose në vende të cilat nuk janë pjesë e parkimit zonal. Manastirasit të cilët ishin të befasuar në mënyrë të pakëndshme u ankuan te mediat lokale, të befasuar që nga “Parkimet e qytetit” në Manastir sillen sikur të jenë policia. gjobitja e këtillë aplikohet që nga 10 marsi.

Për “Televizionin Tera”, manastirasi Ivan Pitoshka thotë se automjetin e ka lënë përpara spitalit klinik në Manastir, në vendin ku nuk është shënuar vendparkimi apo, edhe, ndalesë parkimi, por kur është kthyer, te automobili i janë bllokuar rrotat.

-Personeli nga “Parkimet e qytetit” të cilët ende ishin në vend, më thanë se dënimi është 1000 denarë. Për të paguar dënimin, më dhanë llogari fiskale në të cilën shkruan se për bilet të humbur, duhet të paguaj dënim dy herë nga 500 denarë. As kam humbur biletë, as asgjë. Kjo është mbulesë e tyre- thotë Pitoshka.

Në kumtesën e “Parkimeve të qytetit” qëndron se “në përputhje me vendimin për përcaktimin e tarifës së çmimeve sipas zonave për organizimin e parkimit zonal, të sjellur nga Këshilli i Komunës së Manastirit më 21 qershor 2012, parashihet që largimi i automjeteve të ndalura apo të parkuara jashtë rregullave të bëhet me vendosjen e mjetit mekanik për bllokim apo për ngritje të automjetit. Ky vendiim ka hyrë në fuqi ditën që është sjellur dhe i njëjti është publikuar në “Buletinin zyrtar të Komunës së Manastirit.

Shoqata për qëllim të veçantë “Parkimet e qytetit” si organizator i parkimit, dhe pas konsultimit paraprak me sektorin për urbanizëm, shërbime komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor pranë Komunës së Manastirit, vendosi që këtë autorizim vetanak ta aplikojë në praktikë nga 10 marsi 2015.

Zëdhënësja e Komunës së Manastirit, Natasha Poposka, për “Meta”, thotë se janë njoftuar me rastin dhe do të shpjegohen në mënyrë plotësuese, si dhe për çështjen se ku do të shkojnë paratë nga dënimet që i ndan “Parkimet e qytetit” në arkën e Komunës së Manastirit apo tek koncesioneri i parkimeve.

Është ndalur e gjithë procedura deri në verifikimin e kompetencave-thotë Poposka.

Nga policia e Manastirit, megjithatë, janë kategorikë se në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacion, askush tjetër pos policisë nuk mund të dënojë për kundërvajtje në komunikacion.

-Te Ligji, askund  nuk qëndron se dikush tjetër mundet të dënojë përkrah kompetencave tona. Gjithashtu, ne nga Komuna gjer më tani nuk kemi marrë asnjë akt zyrtar se ka kontratë të atillë në mes tyre dhe “Parkimeve të qytetit”-tha zëdhënësi i SPB të Manastirit, Magdalena Dimitrovska për “Meta”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.