Paratë për karuselin panoramike mund të shpëtojnë 516 Tamara

Karuseli panoramik  që do të vendoset në urën e lumi Vardar, do të kushtojë 956 milionë denarë, ose pothuaj 15. 55 milionë euro. Kjo shumë prej 15. 5 milionë eurosh është gjysma e parave për të cilat hyri borxh Qeveria përpara dy ditësh në vlerë prej 33 milionë eurosh dhe me këtë mundej të shpëtoheshin 516 Tamara dhe të paguhen dëme për 95. 6  vërshime sië janë vërshimet që kapluan Maqedoninë këtë vit.

Në bregun e lumit Vardar në qendër të Shkupit, menjëherë pranë Galisë “Royal Maqedonia”, filluan përgatitjet për ndërtimin e urës në të cilën do të vendoset rrota panoramike.

Ura do të lidhë Muzeun e luftës maqedonase nga njëra anë e Vardarit dhe MEPSO nga ana tjetër. Është paraparë që rrota panoramike të ketë 30 gondola, çdonjëra me kapacitet për tetë persona të rritur dhe dy fëmijë, të cilët rrotullohen në lartësi maksimale prej 73 metrash. me rrotën do të menaxhojë Ndërmarrja publike për komunikacion.

-Ndërtimi i urës dhe rrotës ka nisur në tetor. Aktualisht ndërtohet digë për themelimin e urës nga ana e djathtë. në përputhje me tenderin e shpallur për furnizime publike, si ofertues më i levërdishëm është përzgjedhur firma “Beton”. Afati për ndërtim është pesë vjet, domethën duhet të përfundojë deri më 2019. Shuma e përgjithshme e kontratës për furnizim publik është 956 milionë denarë, apo pothuaj 15, 5 milionë euro-thonë nga NPK.

Për shërimin e vajzës së vogël Tamara Dimovska nga Velesi, e cila vuante nga shtrembërimi i boshtit kurrizor, nevojiteshin 30 000 euro për ndërhyrjen e shtatë operative jashtë vendit.

me paratë për rrotën panoramike mundej të shpëtojnë 516 veta në gjendjen si të Tamarës, e cila vdiq një ditë para se të arrijë vendimi i Fondit për shëndetësi që ajo të shërohej jashtë vendit me harxhime të shtetit, e cila duhej të paguajë 30 000 euro.

Vërshimet që kapluan Maqedoninë pas shirave të rrëmbyeshëm muajin që shkoi, shkaktuan dëme prej 10 milionë denarëve, të cilat 260 familjeve që pësuan dëme më të mëdha do t’u ishin paguar nga donacionet prej tre numrave të telefonit dhe nga llogaria solidare e Kryqit të Kuq, përmes të cilit janë mbledhur 12. 889 000 denarë. paratë për rrotën panoramike mundej të mbulojnë dëme nga 95, 6 vërshime me përmasa si këto të fundit që kapluan më shumë pjesë të Maqedonisë.

-Janë bërë procesverbale, pas çka është bërë vlerësim detal i cili tregoi se për sanimin e këtyre dëmeve nevojiten më shumë se 10 milionë denarë –tha ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.

Qeveria para dy ditësh u ngarkua me 33 milionë euro të reja. Me paratë nga rrota panoramike mundej të mbulohej gjysma e kësaj shume, për të cilën u ngarkua shteti, vetëm disa ditë pasi hyri borxh me 21 milionë euro.

Marrja e borxhit ishte nga kreditorët e brendshëm përmes shitjes së letrave shtetërore me vlerë. Sipas të dhënave të shpallura në Prospektet për huamarrje të Ministrisë së financave, shteti shiti kambiale me afat për pagesë prej  një, 10 dhe15 vjet.

Dje në bazë të detyrimeve të arritura, Qeveria kreditorëve duhej t’ua kthejë 47 milionë euro.

Deri në dhjetor, borxhi i përgjithshëm publik i Maqedonisë arrin 3. 9 miliardë euro apo 45, 8 për qind nga prodhimi vendor bruto.