fbpx

Për një muaj, 5,783 persona në izolim dhe 2,216 në vetë-izolim (Infografik)

-

Vala e dytë e virusit të koronës është duke u zhvilluar, numri i të infektuarve serish po rritet e bashkë me ta edhe numri i personave që shkojnë në izolim dhe vet-izolim. Brenda një muaji, nga 8 maji deri më 9 qershor, Ministria e Brendshme ka regjistruar 5.783 persona të cilëve u janë lëshuar vendime për izolim, ndërsa 2.216 kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim, raporton Meta.

Numri i tyre fillon të rritet në 29 maj dhe që nga ajo ditë, tendenca e numrave tre shifrorë në baza ditore për njerëzit që shkojnë në izolim dhe vetë-izolim ka qenë në rritje.

Nga 4 deri në 8 qershor, kur u vendos të aplikohet ora policore për shkak të festës fetare Përshpirtja, në lidhje me këto masa, 2.083 persona ishin regjistruar në izolim dhe 659 në vetë-izolim. Gjatë fundjavës së karantinës, janë bërë 609 shkelje të orës policore, ndërsa janë regjistruar 1.776 persona të cilët nuk kanë pasur mbrojtje personale.

Brenda një muaji, Ministria e Brendshme ka regjistruar 40 persona të cilët nuk e kanë respektuar masën. Gjatë inspektimit, policët nuk i kanë gjet personat në adresat, të cilët ata i kishin raportuar si vend ku ata do të qëndrojnë gjatë izolimit dhe vetë-izolimit.

Në periudhën maj-qershor, Prokuroria themelore Publike në Ohër paraqiti një propozim për gjobë prej 2,000 euro për një 45-vjeçare nga Ohri, e cila nuk ka vepruar sipas vendimit të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror. Vetëm dy ditë më vonë, më 17 maj, gjatë një kontrolli nga autoritetet, e pandehura nuk ishte gjet në shtëpi.

Gjobë prej 2,000 euro është propozuar edhe për një burrë nga Radovishi i cili gjithashtu nuk e ka respektuar masën e izolimit. Në kundërshtim me vendimin, pasi më 30 mars ishte vendosur në izolim të shtëpisë, ai vullnetarisht e ka lëshuar shtëpinë e tij në 4 Prill dhe shkoi në një festë për një shtëpi të ndërtuar rishtas e pastaj ka vazhduar të lëvizë nëpër rrugët e qytetit. Rreth orës 12, ai kishte marrë një dërgesë nga një pikë për dërgesa të shpejta, pas çka është kthyer në shtëpi. Më 5 Prill, Qendra ISHP Qendra për shëndet publik-Shtip ka qenë i informoi se ai nga laboratori ka qenë i konfirmuar si rast pozitiv për Kovid-19.

Gjobën më të lartë prej 10,000 eurosh për mos respektim të masës për izolim dhe vetë-izolim e ka kërkuar Prokuroria themelore publike në Shkup për ish drejtoren e Klinikës për sëmundje të lëkurës. Ajo është akuzuar për vepër penale – transmetim të sëmundjes ngjitëse, pasi pas kthimit në vend nga Itali nuk i ka respektuar masat dhe konkluzionet e qeverisë, përkatësisht pas kthimit nga një vend me rrezik të lartë me një numër të shtuar të personave pozitivë me Kovid -19, ajo nuk ka qëndruar në izolim 14-ditor shtëpiak.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.