Mbrëmë orën policore nuk e kanë respektuar 133 persona, MPB të gjithëve iu ka shqiptuar gjoba

-

Ministria e punëve të brendshme (MPB) gjatë 24 orëve të kaluara ka regjistruar se 133 persona nuk e kishin respektuar orën policore, shumica e tyre në Shkup (44). Për shkak të mosrespektimit të ndalimit të lëvizjes ndërmjet 21 deri në 5 të mëngjesit, janë arrestuar 26 persona, kundër 33 personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale, kundër tre personave do të do të parashtrohen kallëzime kundërvajtëse, ndërsa 71 persona do të paralajmërohen, transmeton Meta.

“Përveç kësaj, në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, janë kryer 152 inspektime në objekte hotelerike dhe të tjera dhe gjatë kësaj është regjistruar se vetëm një rast (një objekt hotelerik në Ohër) nuk i ka respektuar masat e qeverisë dhe objekti është mbyllur”, njoftojnë nga MPB.

MPB informon se në periudhën nga 26 shkurti deri më sot janë lëshuar 1.105 vendime për izolimi, ndërsa 8.709 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

Prokuroria Publike informoi se vetëm gjatë ditës sotme ata kishin ngritur kallëzime penale kundër 10 personave në Haraçinë, Kumanovë, Manastir, Ohër, Shtip dhe Koçani për mosrespektim të masës për izolim të detyrueshëm.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...