Dhjetëra organizata civile sot prezantuan “Propozimin për reforma urgjente demokratike”, dokument që në mënyrë koncize ofron drejtim për ndryshime kyçe demokratike që duhet zbatuar në vend.
Synimi primar i dokumentit është që të ofroj masa për zbatimin e reformave urgjente, që do të krijojnë kushte për zgjedhje korrekte, kredibile dhe demokratike.
Nismëtarët thonë se dokumenti mbulon reforma urgjente demokratike në fushat kyçe që përmenden në Raportin e Pribes ndërsa në dokument hollësisht përpunohet disa fusha si: financat publike dhe ekonomia, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet, mediat, administrata publike, kontrolli ndaj policisë dhe shërbimeve sekrete, Kuvendit dhe shoqërisë civile.