Për partitë në pushtet, është arritur progres i vogël në bisedimet

-

Partitë politike kanë arritur progres të vogël në takimin e sotëm me ambasadorët Xhes Bejli dhe Airo Orav në selinë e BE-së në Përzhinë. Siç deklarojnë përfaqësuesit e koalicionit qeverisë, Nikolla Todorov dhe Artan Grubi, është diskutuar për pastrimin e listës së zgjedhësve dhe reformat në media.

Grubi deklaroi se është optimist dhe se shpreson se me qasje konstruktive së shpejti do të ketë marrëveshje. Ai tha se rreth listës së zgjedhësve për partinë e tij është e rëndësishme që mos fshihen votuesit me të drejtë vote vetëm që të fitohen pikë politike.

“Shoh përafrim të qëndrimeve dhe propozimet janë të kapshme për të gjithë. Shpresoj që me qasje konstruktive dhe lëshime të vogla nga partitë, më në fund do të arrihet marrëveshje”, deklaroi Grubi pas takimit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Todorov tha se VMRO DPMNE çdoherë është e gatshme për kompromis ndërsa rreth datës për zgjedhje ai shtoi se nuk do të lejojnë që zgjedhjet të anulohen për herë të tretë.

“Duhet të sigurohemi se të gjitha kushtet për zgjedhje janë përmbushur dhe këtë të gjithë ta tregojnë publikisht, e më pas të merremi vesh për datën e zgjedhjeve. Lidhur me takimin e sotëm, konsideroj se kemi përafrim të vogël të qëndrimeve” tha Todorov.

Përfaqësuesit e LSDM dhe PDSh Renata Deskoska dhe Imer Aliu si dhe dy ambasadorët Orav dhe Bejli nuk u prononcuan për mediat.

Partitë paralajmëruan se këto ditë do të mbajnë edhe një takim të ngjashëm pune.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...