Disa qindra qytetarë sot për herë të 15-të joformalisht u tubuan në protestë para Prokurorisë speciale. Edhe pse nisma civile “Protestoj” për sot nuk caktoi protestë, megjithatë qytetarët spontanisht u grumbulluan për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit për falje të politikanëve nga ana e presidentit Ivanov.
Protesta u mbajt vetëm para godinës së PSP-së ndërsa një pjesë e qytetarëve me megafon treguan arsyet e tyre për protestë.
Граѓани спонтано се собираат на протест пред #СЈО #протестирам #п #ШаренатаРеволуција pic.twitter.com/vYJ79TTbQq
— META.mk (@meta_agency) April 28, 2016
Aktivistja Biljana Ginova tha se nxitje për protestë “çdo ditë më orën 6” është vendimi i Ivanov për falje, por arsye është revolti që çdo ditë e ndjen për shkak të padrejtësive të këtij pushteti.
“Paraburgimi i bashkëluftëtarëve tanë është vazhduar për 30 ditë. Është e qartë se duan të na frikësojnë dhe duan të na pengojnë të mos dalim në protestë, por fakti që ne jemi në rrugë është argument se jemi faktor për vazhdimin e krizës dhe duhet të vazhdojmë” tha Ginova.
Misha Popoviq nga Instituti për demokrati (Sociaty civilis) tha se proteston kundër korrupsionit sepse “me korrupsion varfërojmë ndërsa tjerët me paratë tona e blejnë shtetin tonë.
“Protestoj” për mua do të thotë gjendja e mendjes e jo vetëm “çdo ditë në ora 6”. Një klikë na robëroi këtë shtet dhe nuk u shërben më shumë qytetarëve, por funksionon në dobi të interesave personale” tha Popoviq.