fbpx

KSHZ blen kompjuterë- tabletë me çmim prej 700 euro

-

Komisionit shtetëror zgjedhor zgjodhi ofertën e kompanisë “Advance Media” për furnizim me kompjuterë- tabletë për anëtarët e këtij Komisioni. Sipas marrëveshjes, KSHZ do të blej 12 tabletë me çmim prej 44.000 denarë pa TVSH apo 713 euro për kompjuterë- tabletë. Vlera fillestare e konkursit përmes sistemit elektronik për furnizime publike ishte 255 mijë denarë pa TVSH ndërsa tani pas procedurës së përsëritur, furnizimi do të kushton gjithsej 528 mijë denarë pa TVSH.

Më 12 nëntor u publikua konkursi i parë për furnizim ndërsa afati final për paraqitje ishte 19 nëntor. Megjithatë, komisioni konfirmoi se dokumentacioni i tenderit ka përmbajtur lëshime dhe mungesa të caktuara, kështu që tenderi i anulua.

Në tenderin e përsëritur është zgjedhur “Advance Media” që ka ofruar çmim më të lirë prej të gjithë 5 kandidatëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.