This page was exported from Meta.mk [ http://meta.mk ]
Export date: Fri Jun 22 13:11:22 2018 / +0000 GMT

VMRO DPMNE nuk tregon nëse nesër do të merr pjesë në seancën parlamentare




VMRO DPMNE ende nuk ka njoftuar nëse deputetët e tyre do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare ku duhet të debatohet lidhur me propozimin e Zoran Zaevit për qeverinë e re.

Seanca e nesërme është e para pas emërimit të Talat Xhaferi për kryetar kuvendi.

Përzgjedhjen e tij, VMRO DPMNE e quajti “jolegjitim, jokushtetues dhe në kundërshtim me Rregullore”.

Nga partia thonë se qëndrimin rreth seancës së nesërme do ta njoftojnë së shpejti, por janë të befasuar nga afati i shkurtë që u është dhënë deputetëve për t'u njoftuar me programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Nga 27 prilli, Talat Xhaferi kishte takime kryesisht me ambasadorë

Ndryshe, Xhaferi dje nga mandatari Zaev pranoi propozimin për përbërjen e Qeverisë dhe programit për mandatin e saj. Deri tek kryetari i Kuvendit janë dorëzuar  15 minuta para mesnatës ndërsa Xhaferi menjëherë të dy dokumentet i ka dorëzuar deri tek deputetët ndërsa seancën për zgjedhjen e Qeverisë e ka thirrur për nesër në ora 11.

 

Post date: 2017-05-29 12:15:21
Post date GMT: 2017-05-29 10:15:21
Post modified date: 2017-05-29 12:15:21
Post modified date GMT: 2017-05-29 10:15:21

Powered by [ Universal Post Manager ] plugin. MS Word saving format developed by gVectors Team www.gVectors.com