fbpx

Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe

-

“Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë. Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur, njofton Portalb.mk, transmeton Meta.mk.

“Kodra e Diellit” dikur!

Ky terren malor që në vitin 1924 ishte destinacion për alpinistët e Jugosllavisë së atëhershme. Të parët që panë dhe filluan të shfrytëzojnë potencialin e këtij terreni ishin Shoqata e Malorëve “Mali Sharr” (Shar Pllanina) që në vitin 1934 krijuan edhe asociacionin e parë të skijimit.

Ngaqë ngjitja deri në Kodrën e Diellit asokohe ishte e vështirë dhe kërkonte shumë kohë, mikpritës i parë i skijatorëve në fshatin Lisec, Nureman Veliu, i strehonte ata në konakun e tij. Skijatorët bënin njërën pjesë të rrugës deri në Lisec, ndalonin në konakun e Nuremanit për të kaluar natën, dhe vazhdonin të nesërmen deri në Kodrën e Diellit.

Në vitin 1934 u ndërtua edhe shtëpiza e parë malore me katër dhoma e njëzet shtretër, e cila u dha në përdorim më 11 Nëntor të po këtij viti.

Këtu filloi edhe zhvillimi i Kodrës së Diellit, për t’u shndërruar më vonë në një qendër turistike ballkanike, e vizituar nga turistë nga e gjithë Jugosllavia.

Në të njejtin vit kur u ndërtua edhe shtëpiza e parë malore, u organizuan edhe garat e para, vrapim në 15 kilometra dhe lëshim 1.5 km në shtegun Ceripashinë që tani quhet Maja e Kaltër (Sin Vrv). Këto gara u organizuan sërish në vitin 1936 dhe Nureman Veliu nga Liseci arrioti i treti në lëshim dhe i pari në vrapim.

Garat e para ndërkombëtare të cilat më vonë u bënë edhe tradicionale ishin garat “Kupa e Sharrit” në vitin 1947, të cilat vazhduan të organizoheshin edhe më vonë dhe ishin ndër garat më me peshë të lartë ndërkombëtare.Në kuadër të Maqedonisë kanë qenë një nga garat më të vlerësuara.

Garuesit e kësaj gare kanë qenë nga e gjithë bota, Evropë, Amerikë e Australi. Në vitet e fundit, këto gara nuk organizohen më.

Investime të mëdha janë bërë në këtë qendër skijimi që nga viti 1934, për të vazhduar me ndërtime të ski-lifteve, teleferikut dhe rrugës Tetovë-Kodër e Diellit.

 

Duke pasur parasysh vështirësitë për të arritur deri në Kodrën e Diellit, u ndërtua teleferiku Tetovë-Kodër Dielli. Pjesa e parë e këtij teleferiku, e cila të dërgonte deri në fshatin Lisec, me gjatësi 3209 metra filloi me punë më 14 Shtator të vitit 1962, ndërkaq pjesa e dytë Lisec-Kodër Dielli, me gjatësi 2991 metra u ndërtua për tre vitet e ardhshme dhe filloi me punë më 8 Mars të vitit 1965.
Teleferiku kishte 100 kabina, me kapacitet për 400 persona. Koha e udhëtimit ishte 40 minuta.

103 000 udhëtarë përdorën teleferikun nga data 8 Mars kur filloi me punë deri në dhjetor të të njejtit vit.

Në vitin 1981 ëshë lëshuar në përdorim edhe rruga Tetovë-Kodra e Diellit, me gjatësi 18 kilometra.

“Kodra e Diellit” sot, e shkatërruar dhe e harruar

Sot Kodra e Diellit jo vetëm që ka humbur shkëlqimin e dikurshëm por është lënë pas dore dhe nuk po investohet aspak në të. Aktualisht kompania e cila menaxhon me Kodrën e Diellit është kompania ELEM TURS. Disa nga hotelet të cilat menaxhohen nga po e njejta kompani me vite po punojnë me humbje, duke grumbulluar deri më sot një borxh prej 24 milion euro në total.

  1. Teleferiku nuk punon që nga viti 2001, shkaku i dëmtimeve që ka pësuar gjatë luftës ka shkaktuar probleme tjera.
  2. Problemi i mbeturinave – Mungesa e koshave për plehra si dhe keqmenaxhimi i mbeturinave ka çuar deri te djegia e të njejtave nga hotelet dhe banorët.
  3. Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit: qytetarët detyrohen të ecin nga 3 kilometra
  4. Shumë shtëpi malore tanimë janë ndërtuar, me ose pa leje, dhe tanimë janë funksionale, duke e shndërruar Kodrën e Diellit në një “fshat të vogël”.

Aktualisht kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u është drejtuar me shkrim udhëheqësisë së Iniciativës Qytetare “Ta shpëtojme Kodrën e Diellit” të ulen në tryezë për bisedime për të zgjidhur problemin e kësaj qendre turistike, transmeton Meta.mk.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.