fbpx

Është rinovuar fusha e sportit “Lepenec”

-

ARSYETIM:

Premtimi për rivitalizim të qendër sportive “Lepenec” dhe rigjallërimit të KF “Lepenec” është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Karposht, Stefan Bogoev. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2017-2020 të titulluar si “Jetë në Karposh! Për të gjithë!” (faqe 27),
në të cilin për këtë projekt thuhet:

Parashikojmë rinovim dhe rikonstruktim të fushës së futbollit, rinovim të zhveshtoreve dhe vendosjen e tribunave të reja. Me këtë projekt sigurojmë edhe mbështetjen e klubit futbollistik “Lepenec” dhe rigjallërimi i tij si dhe avancim i mundshëm për sport dhe rekreacion në nivel joprofesional, përderisa KF “Lepenec” është harruar totalisht. Japim mundësi për zhvillim të një prej klubeve futbollistike i cili rrjedh prej komunës sonë. Me mbështetje të komunës dhe me përmirësimin e kushteve në trajnim, jemi të bindur se do të kontribuojmë në përmirësimin e gjendjeve në klub, por përgjithësisht, edhe për futbollin si sport, thuhet në programin e Bogoev. 

Premtimi për rivitalizim të qendrës sportive “Lepenec”, Bogoev e dha edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, me 08.10.2017, kur vizitoi banorët e Bardovci.

…Është paraparë edhe ndërtimi i qendrave sportive “Lepenec”. Planifikojmë rikonstruktim të fushës së futbollit, zhveshtoreve
dhe tribunave, Do të mundësojmë dhe rigjallërojmë edhe klubin futbollistik Lepenec dhe aktivim shtesë së shkollës së të rinjve”, thekson Bogoev.

Me 29.12.2017, kryetari Bogoev, në profilin e tij në Facebook, publikoi një pjesë të projekteve me buxhetin e Komunave për vitin 2018. Mes tyre numërohet edhe rivitalizimi i qendrës sportive “Lepenec” në Bardovci.

Në ueb-faqen zyrtare në Komunë Karposh nuk mund të gjendet informacion në lidhje me qendrën sportive “Lepenec”. Pikërisht për shkak të asaj, “Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës Karposh, prej ku na u përgjigjën se detyrimet e marra nga Komuna rreth rinovimit të qendrës sportive “Lepenec” janë të realizuara në tërësi.

Ato detyrime kanë të bëjnë rreth rinovimit të terrenit, vendosjen e rrjetit mbrojtës rreth fushës. Këto janë parakushte të nevojshme për organizimin e garave sportive, dhe vet rigjallërimi i KF “Lepenec” është në domenin e themeluesit të klubit. Komuna rinovoi fushën e betonuar dhe vendosi rrjet mbrojtës për të njëjtën. Shtesë, do të mbështesin financiarisht shkolla e të rinjve të KF “Lepenec (është e nevojshme që klubi të paraqitet në thirrjen publike për mbështetjen e klubeve sportive). I gjithë hapi bëhet për një zonë sporti dhe rekreimi, si për klubin futbollistik, ashtu edhe për qytetarët e kësaj pjese të Karposhit, na u përgjigjën nga Komuna. 

Përveç kësaj, në përgjigje nga Komuna na dërguan edhe fotografi nga rikonstruktimi.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të thuhet se premtimi i kryetarit të Komunës Karposht, Stefan Bogoev, për rivitalizimin e qendrave sportive “Lepenec”, është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.