fbpx

Ilija Dimovski sulmon agjencinë e lajmeve “Meta” nga foltorja e Parlamentit

-

Në vazhdimin e dytë të seancës konstituive të Kuvendit, deputetët Stefan Bogoev nga LSDM dhe Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE u përplasën me analiza rreth agjencisë së lajmeve “Meta”.

Bogoev nga foltorja e Kuvendit tha se në fjalimin e tij do të bazohet në analizën e “Meta” për ndryshimin e narrativit të VMRO DPMNE-së për Platformën e partive shqiptare, që në mënyrë dramatike ndryshoi pas dështimit të bisedimeve të VMRO DPMNE-së me BDI-në për formimin e Qeverisë.

Ai më tej tha se përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së e kanë emëruar Platformën në një mënyrë derisa kanë zgjatur bisedimet me BDI-në ndërsa fjalori i partisë ka ndryshuar pas dështimit të bisedimeve.

“Në periudhën 9-29 janar, kur mandati ishte tek Nikola Gruevski, VMRO DPMNE nuk përmendi Platformën e Tiranës, por thoshte “ajo” platformë. Më 30 janar, kur Gruevski humbi mandatin, menjëherë Platformën e partive shqiptare e emëroi si Platformë e Tiranës, Platforma e Edi Ramës, Platformë mbarë- shqiptare” tha Bogoev.

Ndaj kësaj replikoi Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE, i cili në vend të narrativit të partisë së tij për Platformën, sulmoi agjencinë “Meta”, të cilën e quajti “sorosoide”.

“Rreth agjencisë së lajmeve “Meta”, do të doja të sqaroj se është shkurtesë e fjalët “Metamorfozis”, “Meta” është pronësi e “Metamorfozis” ndërsa “Metamorfozis” është në pronësi të Sorosit. Pas fjalimit të ri nga SHBA-të, e imponuar nga administrata e re, e tërë kjo është “fake neps”, tha Dimovski.

Ndryshe, presidenti i ri amerikan, Donal Tramp, televizionit kryesore të SHBA-së, CNN, ABC, NBC si dhe BBC-në britanike, por edhe gazetat “New York Times”, “Washington Post” që haptazi e kritikojnë, i quajti “fake news”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.