fbpx

VMRO DPMNE propozoi “udhërrëfyes” për marrëveshje mbipartiake për zgjidhjen e krizës

-

Të arrihet marrëveshje mbipartiake për çdo zgjidhje të ardhshme të dallimeve të brendshme vetëm në suazat e institucioneve, pa involvi nga faktorë të huaj, kërkoi sot VMRO DPMNE. Duke elaboruar propozimin, anëtari i Komitetit Ekzekutiv dhe deputeti Antonio Miloshoski, kërkoi bashkim të brendshëm dhe refuzim bindës të të gjitha përpjekjeve për revidimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Miloshoski në konferencën theksoi se për dalje nga kriza nevojitet dialog i domosdoshëm “vetëm nga përfaqësuesit e zgjedhur në zgjedhjet e kaluara në suazat e Kuvendit të RM-së”, ku do të emëroheshin “emërues të përbashkët për pozicionet lidhur me çështjet që i propozon VMRO DPMNE”. Miloshoski porositi se nevojitet të gjithë aktorët relevant politik të bashkohen dhe të arrijnë marrëveshje për pesë teza:

  1. Të pajtohemi nëse rëndësia e praktikës “fituesi me fituesin” është faktor stabiliteti në vend
  2. A janë të pranuara agjendat e huaja në çështjet e brendshme politike
  3. Gjatë konstituimit të Kuvendit, tani dhe në të ardhmen, pozita kryetar parlamenti logjikisht do t’i takonte koalicioni apo partisë politike që ka fituar në zgjedhje apo duhet të jetë lëndë e mbi- votimit?
  4. A pajtohen të gjithë aktorët politik me mbajtjen e modelit multi- kulturor të shoqërisë maqedonas me promovim të barabartë të gjitha komuniteteve apo mbështetet ndryshimi i këtij modeli në binacional, në llogari të komuniteteve pakicë?
  5. A është për momentin prioriteti kryesor stabilizimi i shtetit, institucioneve, ekonomisë dhe reformave evropiane për euro- integrime si fuqi e bashkuar për të gjithë qytetarët apo të gjithë këto prioritete duhet të ndërrohen me ridefinim të raporteve mes komuniteteve dhe rregullimin e R. së Maqedonisë?

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.