!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Dankan: U bëjmë thirrje liderëve politikan të punojnë në interes të qytetarëve


       
London, 17 Maj, 2017 - 22:41 (META) 

Ministri britanik për Evropë, sir Alan Dankan, ka përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov që t’i mundësoj shumicës së re parlamentare në krye me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev që të formojë Qeveri.

“E përshëndes vendimin e Kryetarit Ivanov që mundëson shumicën parlamentare të udhëhequr nga Zoran Zaev të formojë qeveri. Ky është një hap i rëndësishëm për të ecur para. Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjithë liderëve politik të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në interes të Maqedonisë dhe të tërë popullatës. Ne qëndrojmë të gatshëm t’i mbështesim këto përpjekje dhe ta mbështesim Maqedoninë në ambiciet e saja për NATO-në dhe BE-në”, thuhet në deklaratën e shkruar të Dankan.