fbpx

Zhgobar: Me padurim presim qeverinë e re, partitë duhet të vendosin çfarë do të jetë

-

Bashkimi Evropian me padurim pret të formohet Qeveri e re në Maqedoni, ndërkaq vendimi se çfarë Qeverie ose koalicioni do të formohet është e partive politike, deklaroi ambasadori Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Prilep në kuadër të fushatës “BE për ty.

“Me padurim presim formimin e qeverisë së re. Shohim se të gjitha partitë politike në vend mbështesin agjendën e BE-së. besojmë se pikërisht kjo agjendë e BE-së është qendra apo indi që do t’i bashkonte të gjitha partitë në vend dhe agjenda e këtillë çdoherë do të ketë nevojë për përkrahje të gjerë, jo vetëm për partitë në pushtet, por edhe në opozitë. Pikërisht në këtë kontekst ne shohim qeveri të fuqishme që do të punoj në zbatimin e agjendës së BE-së dhe do të bëj progres” th Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

I pyetur nëse koalicioni i gjerë do t’i vendos fund krizës politike në vend, Zhbogar tha se punë e partive në Kuvend është të vendosin çfarë lloji të koalicionit apo çfarë qeverie duan të formojnë.

“Ne si BE nuk kemi qëndrim në lidhje me atë çështje, por në interesin tonë është që të formohet koalicion i fuqishëm në kontekst të zgjeruar, të gjithë të japim mbështetje për realizimin e agjendës evropiane”, deklaroi euro- ambasadori Zhbogar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.