fbpx

Zaev u takua me kongresistin amerikan Eliot Engel

-

Kryetari i LSDM­së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv dhe kryetar i Komisionit për ekonomi, Dragan Tvedovski sot pasdite u takua me delegacionin e udhëhequr prej kongresistit amerikan, Eliot Engel.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i SHBA­së, Xhes Bejli. Siç kumtoi LSDM­ja, kriza politike aktuale në Maqedoni, marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivat euro­atlantike ishin temat kryesore të bisedimeve. Pasi i shprehi pikëpamjet e tij për gjendjet, Zaev shprehu pritje se shumë shpejtë do të mbahet takim i liderëve, duke theksuar se nevojitet seriozitet dhe përgjegjësi nga të gjitha palët e interesuara të qytetarëve dhe jo ndaj qëllimeve personale dhe partiake.

Kongresisiti amerikan Engel dhe anëtarët e delegacionit veçanërisht janë interesuar për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Kryetari i LSDM­së Zaev e theksoi shembullin pozitiv me koalicionin Qytetarët për Maqedoninë, që tregoi, siç tha, se qytetarët, pavarësisht dallimeve në baza të ndryshme, mund të funksionojnë bashkë, kur ekziston vullnet i sinqertë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.