fbpx

Thaçi: Paralelisht me bisedimet për dalje nga kriza, bisedojmë edhe për zgjidhjen e problemit me emrin

-

Takim i ri i liderëve të BDI-­së Ali Ahmeti, të PDSH­-së, Menduh Thaçi të VMRO-­DPMNE­-së, Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev do të mbahet ditëve pas fundjavës.

Këtë pas takimit me kongresistin amerikan, Eliot Engel në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e deklaroi njeriu i parë i PDSH­së, Menduh Thaçi.

Paraprakisht pas takimit me Engelin lideri i BDI­së, Ali Ahmeti tha se sot nuk do të mbahet takimi i liderëve. Nga Ambasada e SHBA­së dhe nga Misioni i BE­së në Shkup  njoftuan se një aktivitet i këtillë i Bejlit dhe Oravit për sot nuk është paraparë.

Takimi i fundit i liderëve u mbajt më 29 qershor, pas të cilit partitë publikuan kumtesë me përmbajtje të njëjtë në të cilën u theksua se liderët e VMRO­-DPMNE­së, të LSDM­së, të BDI­së dhe të PDSHsë i kanë vazhduar diskutimet për organizimin e saktë qeverisë që do t’i përgatisë zgjedhjet, siç është paraparë në pikën e gjashtë të marrëveshjes së 2 qershorit në Shkup.

Në këtë kontekst, siç u theksua, liderët janë dakorduar që të takohen përsëri në ditët në vijim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.