fbpx

Zaev nga foltorja: Kryetari i Kuvend do të zgjidhet në këtë sallë apo në tjetrën

-

Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet në këtë sallë apo në tjetrën, te shkallë, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, në ASHAM, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij të parë para foltores parlamentare ku i bëri thirrje kryesuesit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, që mos ta shkel Rregulloren.

Ai theksoi se shumica, për shkak të replikave pafund, pret dhe s’mund të formoj qeveri dhe shtoi se në zgjedhje kanë votuar 1.191.892 qytetarë, prej të cilëve 454.577 votua ka marrë VMRO DPMNE.

“Nga 1.191.892 deri në 454.577 ka dallim të madh. Këtu 69 deputetë nga 120 kërkojnë, me plotë kuptimin e fjalës luten që sa më shpejtë të mbarojë seanca dhe në firmën e tij qëndrojnë pas kësaj Talat Xhaferi të zgjidhet për kryetari kuvendi. Çfarë është këtu e paqartë? T’ju lëmë edhe 2-3 muaj?” tha Zaev para deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit pasi kërkoi të kalohet në pikën e katërt të rendit të ditës apo emërimit të kryetrarit të Kuvendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.