fbpx

VMRO DPMNE: Janeva bën “spektakël mediatik” nga rastet pa mbulim

-

Në vend që të ndjek krimin, Prokuroria Speciale “mbron dhe fal kriminelin Zoran Zaev duke zbatuar porositë e tij”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO DPMNE-së.

“Katica Janeva e dha provën kurorëzuese se revolucioni mercenarë për gjoja mbështetjen e saj, në fakt është revolucion mercenarë në regji të Sorosit dhe LSDM-së vetëm që të shpëtojnë nga ndjekja penale Zaevi, Verushevski dhe anëtarët tjerë të shoqërisë së tyre kriminale”, thuhet në njoftimi partiak.

Nga VMRO DPMNE shtojnë se Janeva bën “spektakël mediatik” nga rastet pa mbulim, vetëm që t’i përmbush nevojat nga “fabrikave e aferave e LSDM-së”.

“Janeva dhe PSP s’kanë turp. Për ta urdhër suprem janë kërkesat e Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Lufta që po e bëjnë kundër VMRO DPMNE këto ditë shënon episodin e tyre absurd. Me përpjekjet e fundit me kërcënime, sikur në kohën e komunizmit, bëjnë shantazh dhe presion ndaj anëtarëve të VMRO DPMNE-së, Janeva dhe PSP prekën fundin. Kjo Prokurori tërësisht ka humbur kredibilitetin dhe integritetin”, thuhet më tej në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.