fbpx

Peter Verhejen: Qeveria patjetër duhet t’i mbroj denoncuesit

-

Nevoja për miratimin e Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve (whistleblowers) është konkludimi nga debati i sotëm me titull “Mbrojtja e denoncuesve nëpër sistemin institucional në Maqedoni” në organizim të “Transparenc International”, e ndihmuar nga ambasada e Holandës në Shkup, që u mbajt në hotelin “Stone Bridge”.

Për profesoreshën dhe kryetaren e “Transparenc International”, Slagjana Taseva, synimi i fillimit të serisë së debateve për këtë temë është që të ngritet vetëdija për mbrojtjen e këtij grupi njerëzish dhe të bëhet një kornizë parandaluese për denoncuesit.

“Trajtimi institucional i kësaj çështje do të thotë edhe si do të trajtohet ky problem. Sipas sondazheve, denoncuesit janë të pambrojtur dhe nuk guxojnë ta bëjnë këtë. Vazhdimisht kontaktojmë me Ministrinë e drejtësisë që të shohim deri ku ka arritur ideja për krijimin e këtij ligji, por prej atje nuk ka përgjigje kthyese”, theksoi Taseva.

Sipas ushtruesit të detyrës së ambasadorit të Holandës në Maqedoni, Peter Verhejen, demokracia është sistem ku politikanët kanë përgjegjësi për ligjet dhe miratimin e tyre.

“Denoncuesit janë mjet i demokracisë. Qeveritë duhet t’u mundësojnë qytetarëve të denoncojnë sepse demokracia është e qytetarëve. Mbrojtja e denoncuesve dhe gazetarisë hulumtuese kanë rëndësi të veçantë për një vend demokratik. Në Holandë këto njerëz merren shumë seriozisht. Ata tek ne quhen “klokenlauder” (dikush që i bie ziles). Është e rëndësishme qeveria të mbahet tek parimet e ndershmërisë dhe llogaridhënies. Mbrojtja është e rëndësishme për shoqërinë ndërsa çdo ndjekje e gazetarëve ka efekt të rrezikshëm ndaj demokracisë”, tha Verhejen.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.