LSDM: Kur të vijmë në pushtet, do ta kthejmë kontrollin ndaj DSK-së dhe MPB-së

-

“Kërkesat që i kemi si opozitës, do të jenë zgjidhjet tona si pushtet”, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në pyetjen e “Meta-s” për atë se si planifikojnë të jenë më ndryshe dhe çfarë do të ndryshoj opozita e tanishme në pjesën e kontrollimit të punës së DSK-së kur të vijë në pushtet.

Dje lideri opozitar, Zoran Zaev publikoi audio regjistrim në të cilën ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska, drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov dhe kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, përgatitin strategji dhe merren vesh për Ligjin e ndjekjes së komunikimeve, i miratuar në vitin 2012, me të cilin do të mund ta kufizojnë kontrollimin dhe do t’ia lidhnin duart Komisionit parlamentar, kompetente për mbikëqyrjen gjatë zbatimit të masës së veçantë hetimore për ndjekjen e komunikimeve.

“Pas gjithë asaj që u përmend, dyshoj se çfarëdo pushteti i ardhshëm që do të vijë do të tentoj t’i keqpërdor sistemet për ndjekje. Patjetër duhet të përpilohen zgjidhje ligjore dhe atë që LSDM po e tregon tani si opozitë, do të jetë mënyra e saj e të vepruarit edhe kur të vijë në pushtet. Mes tjerash, edhe Kuvendi po të hyj në DSK dhe ta kryej kontrollin e nevojshëm. Shumë gjëra ka këtu për të pastruar në planin e brendshëm të Drejtorisë së sigurimit dhe kundër- zbulimit, të cilën tani askush nuk e kontrollon”, deklaroi Shilegov për “Metën”.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...