fbpx

Qytetarët kërkuan Qeveria të jap dorhëheqje, kurse policia të mbaj anën

-

Disa qindra qytetarë  sot protestuan  Qeverisë  të shprehin revoltin e tyre për atë që gjithë kohës e  kanë ditur dhe kanë parandjerë edhe më parë, por për të cilat dje dhe ditëve më parë morën dëshminë, pas publikimit të  audio- regjistrimeve publikoi lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Në protestën e cila zgjati më shumë se dy orë, qytetetarët me dorë të ngritur me shenjë të përshëndetjes naziste protestuesit brohoritnin “Vrasës”  dhe “Sadist”duke kërkuar dorëheqje të Qeverisë, kurse në sfond dëgjoheshin pjesë nga audio-filmimet nga përgjimet.

Njëkohësisht derisa sa zgjaste protesta,  nga ana tjetër e gardhit, policia në veshje civile filmonin qytetarët e  tubuar.

Në protestë mund të haseshin personalitet të jetës kulturore dhe shoqërore të vendit, që kishin ardhur të shprehin revoltën dhe mllefin e tyre nga sjellja e personave në audio- filmimet abuzimi i me jetën e njerëzve.

Jemi të tmerruar dhe shumë të brengosur me atë që dëgjuam dje, nga ajo se si luajnë me jetën e njerëzve. Na shtyjnë të kërkojmë azil në shtet tjetër- tha aktorja Silvija Stojanova.

Aktivisti Petrit Sarçini policët që ishin atje i pyeti se anën e kujt mbajnë, duke i kujtuar se kur janë përbetuar para Kushtetutës, në nenin 2 thotë se sovraniteti vjen nga qytetarët dhe atyre i takon.

Për shkurt kohë do të duhet të zgjidhni se në cilën anë jeni. A jeni në anën e sadistëve apo në anën e qytetarëve- tha Saraçini.

Menjëherë pas fillimit të protestës, të tubuarit filluan Qeverinë ta gjuajnë me mollë dhe thyen një dritë me çka policia e pranishme përforcoi pajisjen dhe vendosi jelekët mbrojtës.

Një pjesë e tyre u drejtohen policëve duke i pyetur në cilën anë janë dhe u thonë se gjenden në anën e gabuar të gardhit sepse detyra e tyre  primare është mbrojtja e qytetarëve.

Në gardhin mbrojtës para Qeverisë janë vendosur letra në të cilat shkruan “Liri për Luben” dhe “Liri për Maqedoninë”,një pjesë e tyre mbajnë fanella me këto parulla.

Para fundit të tubimit, ndër këngët që  ushtonin ishin edhe kompozimet e grupit alternativ maqedonas “Verka” me titull “Vallja e zezë”, si parabolë për vallen, siç theksuan qytetarët e pranishëm, do ta udhëheq ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.