fbpx

Todorov në shëndetësi do të punësoj 2000 honoraristë

-

Në pajtim me Ligjin për transformim në marrëdhëniet të rregullt pune në shëndetin publik në kohë të pacaktuar do të punësohen rreth 2.000 persona ­ personel mjekësor dhe ndihmës administrator, gjegjësisht mjekë, infermierë, pastrues, juristë, informaticientë…. të cilët deri tani kanë qenë vullneter apo kanë punuar me marrëveshjes për kohë të pacaktuar. Për punësim e këtyre personave procedura veçmë është në vijim. Në grupin e parë do të punësohen 35 për qind nga këto persona, gjegjësisht rreth 700 do të punësohen menjëherë, ndërsa të tjerët do të punësohen në kohë të pacaktuar nga 1 dhjetori i këtij viti, gjegjësisht 1 shtatori i vitit 2016. “Vetëm në komunat dhe spitalet klinike në shtet do të të punësohen rregullisht gjithsej 739 persona, prej të cilëve në grupin e parë 259 persona. Në Klinikën universitare në Shkup do të punësohen rregullisht 210 persona,. Në Shtëpitë e shëndetit do të punësohen gjithsej 186 persona, në spitalet speciale, entet dhe institucionet nëpër shtet do të punësohen si të rregullt rreth 300 persona, Në Institutin për shëndet publik dhe qendrat për shëndet publik rregullisht do të punësohen pothuajse 200 persona”, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. Në këtë mënyrë, sipas tij, përgjithmonë do të zgjidhet çështja ekzistuese e një numri të madhë të personave të cilët deri tani kanë qenë të angazhuar në institucion shëndetësor si vullnetar apo me marrëveshja për kohë të pacaktuar. Sipas Ligjit, prioritet në dinamikën e punësimit kanë personat të cilët një kohë më të gjatë janë të angazhuar në institucionet, gjegjësisht ato persona të cilët kanë përvojë më të gjatë pune do të punësohen në grupin parë. Informon se të gjitha institucionet shëndetit publik veçmë i kanë filluar procedurat për punësim të këtyre personave i kanë parashtruar dokumente e nevojshme deri te Ministria e Shëndetësisë, pas çka ata, siç tha, parashtrohen edhe deri te Ministria e Financave ku lidhen marrëveshjet. Todorov pret që tërë proceduara të përfundohet në afatin e paraparë ligjor prej një muaji.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.