Në sektorin publik ka më shumë vende pune sesa të punësuarit, ndërsa ka punonjës të cilët plotësojnë vende pune në dy ose më shumë institucione. Kjo vërejtje vlen për tre nga katër raportet vjetore të publikuara për numrin e punonjësve të sektorit publik, por vetëm në një, kur përmendet për herë të parë, është dhënë numri i punonjësve me shumë vende pune, njofton Meta.mk.
Numri i personave, të cilët plotësojnë dy ose më shumë vende punë është 935. Nga këta 935 persona, dy plotësojnë vende pune në gjashtë institucione, 4 persona në pesë institucione, 11 në katër institucione, 54 në tre institucione dhe 864 persona plotësojnë vend pune në dy institucione . Këta persona plotësojnë gjithsej 1.966 vende pune, 1.496 në fushën e arsimit, 465 në fushën e shëndetësisë, 1 në fushën e punës dhe çështjeve sociale, dhe 4 në fushën e çështjeve komunale.
Kjo e dhënë, e botuar në гaportin vjetor për vitin 2016, është dhënë si arsyetim për rritjen e numrit të punonjësve në administratën publike atë vit.
Është hera e vetme që u ilustrua, plotësimi i më shumë vendeve të lira të punës, megjithëse fenomeni përshkruhet rregullisht me fjalë në raportet vjetore si shpjegim për numrin e përgjithshëm të punonjësve të sektorit publik.
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK), në gusht, ngriti një nismë për të ndjekur penalisht Rektorin e UKIM-it, Nikolla Jankulkoskin pasi zbuloi se ai nuk kishte vënë në pushim vendin e tij të punës në Klinikën e kirurgjisë digjestive, kur e ka marrë funksionin në Universitet. Kjo, sipas Komisionit Antikorrupsion, është në kundërshtim me dispozitat ligjore, ndërsa rektori “nuk mund të marrë dy rroga”, prandaj KShPK-ja ka propozuar që vendi i tij punës në klinikë të vihet në pushim.
Por, në nëntor 2019, Prokuroria themelore publike e Shkupit e hodhi poshtë nismën e KShPK-së.
“Pasi e ka marrë funksionin e rektorit të Universitetit, në përputhje me ligjin dhe lidhje të kontratës me Senatin e Universitetit, ai merr një shpërblim funksional të duhur për angazhimin, i cili nuk mund të trajtohet si rrogë”, ka deklaruar prokuroria, duke sqaruar se të gjithë rektorët e deritanishëm kishin pas kontrata të tilla.
Ndërkohë, Ministria e shoqërisë së informacionit dhe administratës, që i pubikon raportet vjetore, nuk to nuk e thekson numrin e punonjësve me më shumë vende pune. Në vend të kësaj, është qëndron vetëm shënimi:
Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i punonjësve në sektorin publik nuk korrespondon me numrin e përgjithshëm të vendeve të plotësuara të punës, për shkak se ka punonjës, kryesisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë të cilët plotësojnë vende pune në dy ose më shumë institucione të sektorit publik ( mësimdhënës të cilët nuk kanë fond të plotë të orëve, janë të angazhuar në dy ose më shumë shkolla, dhe profesorë nga fakulteti i mjekësisë të cilët plotësojnë vende pune edhe në institucione shëndetësore edhe në fakultete).