fbpx

Athina e kënaqur nga marrëveshja në Bruksel

-

Brenda ditës së hënë, Greqia duhet të paraqesë në tryezën e huadhënësve ndërkombëtarë planin e reformave që ka ndërmend të ndërmarrë sipas marrëveshjes së zgjatjes së borxhit me katër muaj të tjerë të nënshkruar ditën e premte. Propozimet duhet të kënaqin vendet e Eurozonës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtarë në mënyrë që këta të fundit të japin miratimin për zgjatjen e planit të shpëtimit edhe me katër muaj të tjerë.

Të shtunën, Kryeministri Alexis Tsipras e cilësoi marrëveshjen një hap përpara, duke shtuar se vështirësitë e vërteta qendrojnë përpara.

“Fituam një betejë, por jo luftën”, deklaroi ai.

Megjithatë se kush doli i fituar dhe kush humbi nga marrëveshja e së premtes, kjo ha debat. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, ‘kundërshtari’ më i ashpër i Athinës sa i përket politikave fiskale tha se qeveria e majtë greke ka një detyrë të vështirë përpara për t’u shpjeguar votuesve se për çfarë u ra dakort.

Në planin fillestar të qeverisë së radikalëve të majtë kërkohet ruajtja e 70 përqind të masave aktuale dhe ndryshimi i 30 përqind të tyre, që i konsiderojnë si mbytëse për shoqërinë dhe ekonominë vendase.

Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, shef i Eurogrupit, ka deklaruar se Greqia ka përsëritur angazhimin e saj për të respektuar të gjithë borxhin dhe detyrimet që rrjedhin prej tij në përputhje me afatet e parashikuara.

Marrëveshja largon rrezikun e menjëhershëm që Greqia të mbetet pa para muajin e ardhshëm. Para fillimit të takimit të Eurogrupit u zhvilluan negociata të veçanta mes përfaqësuesve të Athinës dhe Gjermanisë, që kundërshtuan letër-kerkesën greke për zgjatjen gjashtëmujore të programit të huasë, me ndërmjetësimin e Diijselblom.

Më herët kryeministri Tsipras i kishte telefonuar presidentit të BE-së, Donald Tusk duke i deklaruar se, nëse nuk do të arrihej sot një rezultat pozitiv për Greqinë, ai do të kërkonte një samit të jashtëzakonshëm të BE të dielën në mbrëmje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.