fbpx

Tituj dezinformues rreth NATO-s

-

Para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare/presidenciale që u mbajtën në Serbi më 3 prill, uebfaqe online pa impresum kanë vazhduar të perhapin dezinformata që ndërlidhen me sigurinë në Kosovë, e ku garantues i saj është Misioni i NATO-s. Njëra prej këtyre uebfaqeve ka publikuar lajmin ku thuhet se situata është alarmante dhe se Kosova duhet të ketë kujdes, pasi që ushtria e Serbisë mund ta pushtojë për disa orë.

Image

Faqja në Facebook “Mollaekuqe” që ka mbi 39 mijë ndjekës e ka shpërndarë këtë dezinformatë më 1 maj, duke e paraqitur rrejshëm si lajm aktual. Mirëpo,  ky link dërgon tek një faqe krejt tjetër, Trendonline.com, e cila e ka shpërndarë po të njëjtën dezinformatë, më 10 mars.

Image

Teksti flet për kinse uzurpimin e kufirit verior dhe kërcënimin nga Serbia. Madje, ky lajm qarkullon nëpër faqe të ndryshme që nga viti 2017. Por, NATO-ja nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë rreth mundësisë që ushtria serbe për disa orë mund ta marrë Kosovën. Shpërndarja e dezinformatave të kësaj natyre shkakton shqetësime, frikë dhe ngjall tension e pasiguri në publik.

Disa prej faqeve që e kanë publikuar këtë dezinformatë:

• Skenderjashariblog.wordpress.com/

• Alba-info.org/

• Facebook.com/shqip247/

• Facebook.com/hejobir1/

• Banglarreporter.com/archives/

Ndërsa, gjatë muajve mars dhe prill në po të njëjtën faqe është përsëritur disa herë një lajm tjetër, i cili për herë të fundit është publikuar më 2 maj dhe përmban titull keqinformues- “Vjen lajm i madh/Kosovës po i kërkohen vetëm dy kushte për të hyrë në NATO! Ja cilat janë ato”.

Image

Lajmi i referohet një postimi të drejtorit ekzekutiv të organizatës joqeveritate KIPRED Lulzim Peci, ku thuhet se për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO duhet të plotesohen dy kushte.

“1. Mencuria e Qeverisë dhe politikës së Kosovës për të prodhuar stabilitet dhe siguri të brendshme për gjithë qytetarët e saj, si dhe duke u bërë faktor i paqes dhe sigurisë rajonale, përfshirë këtu edhe projektet strategjike të diversifikimit të energjisë, dhe 2. Budallakia eventuale e Serbisë dhe Republikës Serbe për të destabilizuar rajonin me vepra, duke rrezikuar fillimin e konflikteve të reja të armatosura”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kushtet për të cilat flet Peci nuk kanë të bëjnë me procedurat standarde që kërkohen për anëtarësim, por lidhen me kontekstin e zhvillimeve aktuale rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe raporteve Kosovë-Serbi. Sido që të jetë, në titull spekulohet se këto janë dy kushtet e vetme të cilat Kosova duhet t’i plotësojë për tu bërë pjesë e aleancës veriatlantike. Mirëpo, NATO-ja nuk është deklaruar rreth mundësisë apo kushteve specifike që Kosova të anëtarësohet brenda saj.

Faqe tjera që e kanë publikuar këtë keqinformim:

• Facebook.com/gazettaroze/

• Trendeonline.com/

• Timenews24hr.com/archives/

• Postlajme.com/

ИзворSbunker

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.