fbpx
Tag: Verifikimi i fakteve

tag: Verifikimi i fakteve

Lajme të rreme mbi liberalizimin e vizave në Kosovë

Më 23 dhe 24 qershor është mbajtur samiti i Ballkanit Perëndimor në Bruksel ku janë mbledhur liderë të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor. Ndër çështjet më të rëndësishme të këtij Samiti kanë qenë: procesi i zgjerimit dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si...

Zyrtarët e Serbisë në fushatë dezinformimi për serbët e Kosovës

Policia e Kosovës (PK) më 7 korrik, duke zbatuar vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka bastisur disa lokacione në komunën e Shterpcës. Sipas prokurorit të rastit, qëllimi i këtij aksioni të PK-së, ka qenë kontrollimi i disa lokacioneve ku veprojnë strukturat ilegale serbe në Kosovë. Gjatë këtij aksioni në objektin e komunës ilegale të Shtërpcës janë konfiskuar të gjitha...

Shqipëria, pre e sulmeve kibernetike

Teksa Shqipëria përgatitej për një nga momentet e shumëpritura në rrugëtimin e saj evropian, konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, vendi ra pre e një sulmi kibernetik që paralizoi shërbimet online të shtetit shqiptar. Shqipëria, është vendi i radhës në rajonin e Ballkanit Perëndimor që sulmohet në këtë mënyrë, pas Kosovës disa muaj më parë dhe shteteve të...

Analizë/Ballkani i Hapur nuk është projekt pro-rus, por rreziqet nuk mungojnë

Që në fillimet e iniciativës të pagëzuar si “Ballkani i Hapur”, kjo nismë është parë me mosbesim nga analistë dhe politikanë shqiptar, sidomos ata të opozitës. Por me shpërthimin e luftës në Ukrainë, mosbesimi ndaj kësaj iniciative është rritur duke e atashuar atë si një projekt pro-rus. Ekspertët pranojnë për Faktoje se edhe pse nuk ka asnjë provë që...

Thirrje për armatosje nga një portal përmes profilit fals të Alfred Cakos

Një lajm tërësisht i pabazuar në fakte, me thirrje antikushtetuese në përmbajtje dhe duke përdorur si referencë profile të rreme në rrjetet sociale është shpërndarë së fundi nga një portal online. Verifikimi i Faktoje gjeti se lajmi i publikuar nga Gazetaz jo vetëm është fals, por përmban elementë të veprës penale pasi bën thirrje të hapura për armatosje të...

Alarmet e rrejshme të Presidentit Vuçiq për serbët e Kosovës

Zyrtarët serbë i janë rikthyer diskursit luftënxitës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që është mbajtur më 29 qershor, i cili obligon qytetarët serbë t’i kthejnë targat ilegale të Serbisë në RKS. Gjatë mbledhjes së Qeverisë u morr vendimi që qytetarët që kanë targa të lëshuara ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ‘ĐA’, nga 10 qershori 1999 deri më...

Vizita e Lavrov në Serbi/ A ishte i parashikueshëm anulimi?

Në fillim të qershorit, Rusia njoftoi për anulimin e ‘befasishëm’ të vizitës së kryediplomatit Sergei Lavrov në Serbi. Ky lajm u parapri nga tituj sensacionalë  edhe në mediat shqiptare për vizitën e Lavrovit në Ballkan madje edhe me analizën se çfarë pasojash do sillte kjo ngjarje. Nga një verifikim i Faktoje, rezulton se vendimmarrjet zyrtare të BE dhe shteteve...

Mësimi i gjuhës turke në shkolla dhe ndikimi i vizitës së Erdogan në Shqipëri

Përfshirja e gjuhës turke në shkolla është një prej marrëveshjeve mes Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëveshja u zyrtarizua me VKM thuajse një muaj pas vizitës, që presidenti Erdogan zhviloi në Shqipëri në 17 janar të këtij viti. Faktoje mësoi zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit se marrëveshja është ratifikuar edhe nga Turqia dhe tani mbetet hartimi i një plani...

Titull keqinformues rreth “marrëveshjes së shumëpritur” mes Kosovës e Serbisë

Më 21 qershor Kosova dhe Serbia finalizuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në katër komunat e veriut të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Udhërrëfyesi është mbështetur në marrëveshjen e vitit 2013, e cila është arritur në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. E njëjta marrëveshje është konfirmuar edhe në vitin  2015. Sidoqoftë, për plot...

Autoritetet kosovare e demantojne si dezinformatë pretendimin e Rusisë për ‘mercenarët e vrarë nga Kosova

Paralelisht me vazhdimin e luftës në Ukrainë, Federata Ruse po angazhohet agresivisht me shpërndarjen e informatave informative të rrejshme, përfshi në rajon dhe Kosovë. Së fundmi, Ministria e Brendshme e Rusisë ka publikuar një listë, ku pretendohet se në Ukrainë janë angazhuar mbi 7 mijë mercenarë nga vende të treta. Sipas kësaj ministrie, 156 prej tyre janë nga Kosova...

Kosova pret heqjen e vizave Shengen, pengesat dhe teoritë që po zvarrisin procesin

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, se duhet një udhërrëfyes i ri për Kosovën të liberalizuar vizat. Kjo shkaktoi zemërim në Prishtinë, ndërsa Komisioni Europian reagoi duke garantuar se nuk ka asnjë udhërrëfyes të ri dhe se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, si i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, shtetasit e...

Debunking/ 42 nga 150 mercenarë shqiptarë janë vrarë në Ukrainë Institucionet zyrtare: Deklarata është e pavërtetë

Në muajin qershor Ambasada Ruse në Shqipëri publikoi një listë ku bëhej e ditur se 42 mercenarë nga Shqipëri janë vrarë në Ukrainë, ndërkohë që numri i tyre prezent, që prej fillimit të luftës përllogaritet në 150. Screenshot nga postimi i Ambasadës Ruse në Shqipëri Dokumenti i prodhuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse, përfshin një statistikë me vende, por nuk ka asnjë informacion...

Kërcënimet me bomba shqetësim për sigurinë e vendit

Vala e kërcënimeve në rajon me alarme të rrejshme për bomba ka prekur edhe Kosovën. Mesazhe kërcënuese nga adresa anonime janë dërguar në Universitet, shkolla, aeroport dhe stacion të autobusëve. Deri tash nuk u gjet asnjë bombë. Por alarmet përhapën panik duke sfiduar edhe kapacitetet e organeve të sigurisë, të cilat kanë shpeshtuar kontrollet muajt e fundit. Alarmet për bomba nisën në dhjetor...

Edhe Ukraina me “hap breshke” drejt BE si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut?

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, ato plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit,” shkroi presidenti ukrainas Zelenski në Facebook në mes të qershorit, kur  kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bashkë me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan...

A u rritën eksportet Shqipëri-Kinë dhe çfarë thonë ekspertët për ndikimin kinez?

Viti 2022 shënoi një rritje të eksporteve të Shqipërisë drejt Kinës, në masën 67%. Të dhënat zyrtare nga INSTAT, të përpunuara nga Faktoje tregojnë se Kina po “merr” nga vendi ynë xeherorë dhe koncentrate kromi e bakri. Rritjen e shifrave për eksportet e deklaroi pak kohë më parë edhe, ambasadori kinez në Shqipëri, Zhou Ding, që e cilësoi si...

Debunking/Veto e Turqisë antarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe si e pasqyruan media pro-turke

Pas gati gjysëm-shekulli qëndrimi neutral përkundrejt NATO-s, më 18 maj 2022, Suedia dhe Finland paraqitën aplikimet e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës. Procesi hasi në veton e Turqisë, e cila   po bëhet pengesë duke akuzuar vendet nordike “bujtina terroristësh” dhe mbështesin grupime terroriste që cënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë.  Mediat pro-turke e kanë pasqyruar prespektivën e Turqisë në lidhje...

Debunking: A shkaktoi skandal shakaja e kryeministrit Rama në Maqedoninë e Veriut

“Edi Rama ka shkaktuar skandal në Maqedoninë e Veriut,” kështu e kanë karakterizuar mediat shqiptare dhe ato maqedonase shakanë e kryeministrit Rama ndaj homologut të tij maqedonas, gjatë një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kur ky i fundit e prezantoi atë si “kryeministri i Bullgarisë Perëndrimore”. Ndërkohë që në shtetin fqinj kjo batutë është konsideruar si një incident...

Mali i Zi iu bashkua “Ballkanit të Hapur’’ dhe Edi Rama nuk merret me Kosovën e lajme të tjera çorientuese rreth BH-së

Iniciativa e tri shteteve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e njohur si “Ballkani i Hapur” vazhdon të jetë një nga temat më të debatueshme në Kosovë dhe rajon. Takimi i fundit i kësaj nisme, i cili u organizua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 8 qershor, përveç shteteve anëtare, në cilësinë e vëzhguesve ishin edhe Mali...

Zyrtarë rusë e serbë vazhdojnë të mohojnë Masakrën e Reçakut

Edhe pas tre muajsh nga agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, kanë vazhduar deklaratat dezinformuese të zyrtarëve rusë dhe serbë mbi Kosovën. E fundit erdhi nga Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, i cili në një intervistë për “Sputnik-un” në Rusi e të transmetuar nga mediat serbe ka mohuar masakrën e Reçakut në Kosovë. Gjatë kësaj interviste, Lavrov citohet të ketë...

“Kriza e vajit”, shifrat e INSTAT dhe importuesit: Nuk ka vend për panik

Rusia dhe Ukraina vijojnë të jenë dy eksportuesit kryesorë të vajit në vend, pavarësisht luftës mes dy shteteve. Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Faktoje, pas alarmit të ngritur nga importuesit se vendi po rrezikon të mos ketë vaj në treg, tregojnë se në 4 muajt e parë të këtij viti, importi i vajit në total ka rënë...