fbpx

Të paktën 10 të vdekur dhe 15 të lënduar në Stamboll, nuk ka maqedonas të lënduar

-

Të paktën 10 të vdekur dhe 15 të lënduar në qendër të Stambollit pasi një kamikaz ka aktivizuar mjetin shpërthyes në afërsi të një grupit turistësh të cilët vizitonin qytetin.

Konsulli i përgjithshëm i R. së Maqedonisë në Stamboll, Zerin Abaz për “Meta” deklaroi se sipas informacioneve nuk ka viktima e as të lënduar të qytetarëve nga Maqedonia. Prej atje thonë se asnjë maqedonas nuk e ka kontaktuar përfaqësinë konsulare, por se qëndrojnë në dispozicion për të gjithë qytetarët prezent në Stamboll.

Policët dhe dëshmitarët turk kanë thënë se në vendin e ngjarjes ka pasur pjesë të hedhura të trupave të kalimtarëve të rastit.

Shpërthimi ka ndodhur në sheshin qendror Sulltan Ahmed, afër atraksionit më të madh turistik xhamia “Sulltan Ahmed” e njohur si xhamia e Kaltër.

Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
free online course
download xiomi firmware
Download Nulled WordPress Themes
download udemy paid course for free