Gruevski: Me Bajden kemi biseduar për punët e mira dhe sfidat

-

Përfundoi takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe nënkryetarin e SHBA-së, Xho Bajden në të cilin është diskutuar për dialogun politik, reformat, ekonominë si dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Folëm për marrëveshjen politike, folëm për reformat në më shumë sfera, folëm për ekonominë dhe bashkëpunimin ekonomik, folëm për sfidat e sigurisë, por folëm edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me Amerikën, veçanërisht në sferën e hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe mbështetja e tyre në këtë drejtim do të jetë shumë e rëndësishme për ne në të ardhmen”, deklaroi Gruevski.

Më herët, Gruevski realizoi takime edhe me Piti Seshn, kryetarin e Komitetit ligjvënës në Kongres dhe me Alen Bersin, ndihmës- sekretarin e sigurisë kombëtare.

Gruevski dhe Seshn në takim përshëndetën raportet dypalëshe mes R. së Maqedonisë dhe SHBA-së, duke theksuar përpjekje për angazhim personal në thellimin e mëtutjeshëm ndërsa me Bersin kanë biseduar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit me R. e Maqedonisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë.