fbpx

Të dhëna kontradiktore të qeverisë me ato të Bankës Botërore

-

Përgatiti: Ridona Berisha

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes Twitterit është deklaruar gabimisht për të dhënat e prezantaura nga Banka Botërore, lidhur me përparimin ekonomik të Kosovës.

Kurti ka shkruar se Banka Botërore ka lavdërime të larta për Kosovën në periudhën prej kur ai është drejtues i qeverisë. “Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banori për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, duke tejkaluar vendet me të ardhura të ngjashme për kokë banori”, ka shkruar Kurti.

Image

Mirëpo, Banka Botërore ka treguar që, “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afër 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”.  Komunikata e Bankës Botërore lë të kuptohet që progresi i qëndrueshëm ekonomik erdhi gjatë dekadës së fundit dhe jo “krahasuar me dekadën e fundit”, ashtu siç ka pretenduar kryeministri.

Deklarata e kryeministrit është në kundërthënie me vetë komunikatën e dërguar mediave nga zyra e tij pas publikimit të Bankës Botërore. Aty konfirmohet e njëjta gjë të cilën e ka thënë Banka Botërore.

Drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Xiaoqing Yu, ka thënë se Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i ekonomisë, në drejtim të prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin cilësor për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm që mbron mjedisin për gjeneratat e ardhshme.

Image

Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit reagoi opozita.  Sipas tyre, Kurti po synon mashtrimin e qytetarëve duke i shtrembëruar të dhënat.

“Rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme!”, ka shkruar Jehona Lushaku – Sadriu (LDK). Për këtë ka reaguar edhe Avdullah Hoti, i cili këtë e ka cilësuar si propagandë mashtruese.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.