Këshilli i Prokurorëve thirri seancë urgjenet me ekipin e Katica Janevës

-

Këshilli i Prokurorëve Publik për sot në orën 16, caktoi seancë ku në agjendë do të jetë ekipi i prokurores publike, Katica Janevës, mëson “Meta”.

Sipas burimeve tona, prokurorët e Janevës do të jenë pika e vetme në agjendën e seancës.

Tani për tani nuk është e sigurt se anëtarët e Këshillit a do të diskutojnë edhe për përzgjedhjen e shtatë prokurorëve të tjerët të ekipit të Janevës, pse do të  bëhet ndonjë kompromis për ndonjë zgjidhje të mundshme.