Gordan Trajkovski shkarkohet nga posti i drejtorit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kurse vendimi u miratua në seancën e mbrëmshme qeveritare.
Drejtori i ri i këtij institucioni do të jetë Kiril Minovski, i cili ishte në krye të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Drejtoria e të Ardhurave Publike u përmend edhe në Raportin e Pribes si fushë e cila ka kritika të fuqsihme dhe për të cilën pushtetin, bashkërisht me opozitën do të duhet të merren vesh për çlirimin e saj.
Emri i Goran Trajkovskit u përmend edhe te “bombat”që publikoi LSDM-ja, në të cilat sipas opozitës, ai flet për gjobitjen dhe mbylljen e dyqaneve gjatë zgjedhjeve.
Qeveria në gusht të këtij viti shpalli konkurs për emërimin e drejtorit të DAP-it, mirëpo Trajkovski sërish mbeti të udhëheq me këtë institucion.
Goran Trajkovski nëntë vite me radhë ishte drejtori i DAP-it.