fbpx

“Bombat” e opozitës Gruevskit i morën 5 funkcionarë

-

Më shkarkimin e sotshëm të Goran Trajkovskit, drejtorit të DAP-it,  i cili është politikani i pestë që pësoi pas publikimit të “bombës”  së parë nga lideri i opozitës Zoran Zaev, më 9 shkurt të këtij viti.

Nga Qeveria e Nikolla Gruevskit deri më tani u larguan këta funksionarë:

  1. Gordana Jankulloska, ministre e punëve të brendshme;
  2. Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit;
  3. Mile Janakiveski, ministër i transportit dhe  lidhjeve;
  4. Goran Trajkovski, drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave Publike;
  5. Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të  Brendshme ( tani drejtor i Qendrës së Komunikimeve të VMRO- DPMNE-së).

Të gjitha këta funksionarë ishin protagonistë  në ndonjërën nga “bombat” e opozitës, dhe sipas kryesisë së LSDM-së ata kanë qenë të  përfshirë në korrupsion, reket të ndërmarrjeve gjatë zgjedhjeve lokale, manipulime me listat zgjedhore, shitje të tojës, provizione nga kompanitë…

 

Pasi që dhanë dorëheqje, nga opinioni publik tërësisht u tërhoq ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski. Ai për herë të fundit ishte i pranishëm për publikun më 27 korrik të këtij viti, në qendër të Shkupit, në afërsi të godinës “Pellagonija.

Edhe pse në “Facebook” është aktiv dhe shpërndanë projektet qeveritare, nuk merr pjesë në asnjë ngjarje të organizuar nga Qeveria ose VMRO- DPMNE-ja.

 

Ish ministria e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, gjithashtu nuk duket në ngjarjet të organizuara nga partia e saj. Mirëpo, edhe ajo shpërndan publikimet në “Facebook” të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Siç duket “më aktivi” nga funksionarët e përmendur është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovi. Thuajse vazhdimisht është nëpër media, sidomos pas skandalit të fundit me arrestimi i tij në aeroportin e Beogradit-  Serbi, me pistoletë, municion dhe dorëza  në valixhe.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.