fbpx

Ndihma sociale këtë vit do të rritet 10 përqind

-

Ndihmat sociale në Maqedoni do të rriten për 10 për qind gjatë këtij viti. Kjo u paralajmërua sot nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

“Edhe krahas asaj që në Programin e Qeverisë është përcaktuar se edhe asistenca sociale edhe asistenca e vazhdueshme me para këtë vit duhet të rriten për pesë për qind vendosëm ajo të rritet për 10 për qind dhe të fillojnë me pagesë në korrik të këtij viti”, deklaroi ministri Spasov.

Kjo theksoi, Spasov, është rritje shtesë e konsiderueshme, ku për rreth 12 muaj bashkëqytetarët tanë, rreth 30.000 shfrytëzues  të asistencës sociale në para dhe rreth 5.300 shfrytëzues të ndihmës së përhershme në para, do të marrin shumë më të madhe të mjeteve, gjegjësisht për 12 muaj rreth 145 milionë denarë do të ndahen në mënyrë shtesë për rritjen e kësaj të drejte.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.