fbpx

Pensionistët nga Shkupi sot në mënyrë të organizuar vizituan Muzeun arkeologjik

-

 

Pensionistët nga Shkupi sot në mënyrë të organizuar vizituan Muzeun arkeologjik që t’i vëzhgojnë artefaktet dhe të informohen për historinë e tyre nga ciceronët e këtij institucioni nacional, ku ishte edhe ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska si dhe kryetari i Lidhjes të pensionistëve të R. së Maqedonisë, Dragi Argirovski.

-Pensionistët sot janë këtu me nismën e tyre dhe kishin rastin të njihen me artefaktet origjinale nga trashëgimia e jonë e pasur arkeologjike, që janë prezantuar në disa nivele, duke filluar nga parahistoria e deri në shekullin e mesëm- tha Kançeska- Milevska duke njoftuar se prej fundit të tetorit, kur edhe u hap, Muzeu arkeologjik deri më tani ka pranuar mbi 15 mijë vizitorë.

Ajo nënvizoi se për pensionistët janë të hapura të gjitha institucionet nga fusha e kulturës me lirim në biletat për hyrje prej 50% dhe se është plotësuar dëshira e njerëzve në gjeneratën e tretë që të vizitojnë vende kulturore. Tha edhe se ministria e kulturës e mbështet manifestimin e tyre- Revyja e këngëve dhe valleve.

Kryetari i Lidhjes, Argirovski gjithashtu është i kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë e kulturës, duke theksuar se kjo është në interes të rreth 250 mijë pensionistëve, anëtarë të tyre.

-Këtë që e pamë është diçka për t’u mbajtur mend. Pensionistët nga Shkupi sot kishin mundësi të vizitojnë muzeun e tanimë kemi kërkesa edhe nga pensionistët nga Manastiri, Velesi, Prilepi, Ohri, Gjevgjelia, Shtipi dhe qytete tjera nga Maqedonia, të cilët muajin e ardhshëm do të vijnë që t’i shohin këto bukuri. Kjo është punë botërore. Kjo parahistori, antikë, monedha dhe çdo gjë tjetër meriton respekt dhe njeriu nuk duhet të vijë vetëm njëherë, por më shumë herë – deklaroi Argirovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.