fbpx

Shtyhet seanca për rastin “Mitmarrje”, Zaev pohon se është kurdisur

-

Seanca e sotme gjyqësore për “Mitmarrje” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përsëri është anuluar sepse në seancë nuk kanë ardhur dy avokatët mbrojtës. Ashtu siç tha gjykatësja, Dijana Gruevska-Ilievska, avokati Filip Medarski e ka njoftuar gjykatën se këto ditë është në udhëtim zyrtar në Barcelonë, për çfarë ka lënë kopje të biletës së aeroplanit, ndërkaq avokati tjetër, Vane Andreev, sot patjetër e ka pasur të udhëtojë për në Greqi.

Zaev është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, përpara Gjykatës, Zaev tha se deri në momentin e fundit ka pasur shpresë së të paktën njëri nga avokatët do të vijë, për këtë nuk ka kërkuar mbrojtës tjerë.

Në seancë ka qenë i pranishëm edhe dëshmitari, Ivan Nikollov, i cili sipas akuzës është i dëmtuar në këtë rast.

Për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjykatësja e ka anuluar seancën për 21 prill.

Pas mbarimit të seancës, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se bëhet fjalë për “montim klasik” dhe “askund në botë nuk ka mitmarrje pa pasur marrje-dhënie të parave”.

“Unë edhe më herët thash se bëhet fjalë për rast të kurdisur ku jam ndjekur dhe se deri më tani nuk arritëm të arrijmë deri te urdhërat për zbatimin e atyre masave” deklaroi Zaev.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.