Refugjatët protestojnë qetë në hekurudhën në Idomeni

-

Refugjatët përsëri kanë bllokuar hekurudhën në zonën neutrale në kalimin Idomeni. Për momentin zhvillohet protestë e re, në shenjë revolti që ata me ditë të tëra qëndrojnë të ngujuar, të ballafaquar me gardh hekuri, kufij të mbyllur dhe të pasigurt nëse do të lëshohen në Maqedoni.

Në kampin në Idomeni, kushtet janë mizore, pakësohen rezervat e ushqimit dhe ilaçeve. Vlerësimet janë se për momentin atje gjenden mes 10 mijë deri 12 mijë, që nuk dihet se kur do të lëshohen nëse kihet parasysh se gjatë ditës lëshohen vetëm dhjetëra në Maqedoni. Kampi po ngufatet nga mbeturinat ndërsa kushtet në infrastrukturë janë katastrofale.

Edhe krahas situatës së këtillë, numri i refugjatëve që arrijnë në kamp nuk zvogëlohet. Refugjatët që nga arritja në Pirea mësojnë çfarë po ndodh në Idomeni, por edhe pse e dinë që kufiri mezi hapet, thonë se janë të vendosur të shkojnë atje që të provojnë fatin të arrijnë në Gjermani apo Austri.